Qytetarë të shumtë kanë dalë në protestë për 50 fëmijë shqiptarë të mbetur në kampet e Sirisë.
Këshilltarit i Kryetarit të KMSH-së, Ylli Gurra ka deklaruar se qeveria shqiptare ka përgjegjësi mbi qytetarët e saj dhe duhet që sa më shpejt të ndërhyjë për të rikthyer fëmijët shqiptarë në kampin e Sirisë, në shtëpinë e tyre.
"Çdo qeveri e çdo vendi ka përgjegjësi për qytetarët e vet. I lutem zotit që të gjithë këta familjarë, vëllezër dhe motra që kanë mbetur në Siri, të kthehen në shtëpitë e tyre.
Koha dhe dita e riatdhesimit të këtyre fëmijëve të jetë sa më e shkurtër. Që të shpëtojnë jetën e këtyre fëmijëve, pa hyrë në analizë për ekstremizmin. Thirrja e vetme është që të shpëtojmë fëmijët dhe qytetarët që kanë mbetur në kampin "Al Hawal".
Çdo kohë që kalon është humbja e fëmijëve tanë në Siri. Edhe ky do të jetë turpi më i madh i shqiptarëve", deklaroi Gurra.
Ndërsa qytetarë të shumtë i kanë bërë thirrje qeverisë që fëmijët e mbetur në Siri të kthehen në shtëpitë e tyre.
"Të harruar në Siri, kthejini fëmijët tanë në shtëpi", thuhet në posterin kryesor që mbajnë në duar protestuesit.
Sipas informacioneve për Report Tv, policia nuk i lejon protestuesit që të vendosin pankartën në pjesën e përparme të godinës së Kryeministrisë. Ata kanë mardhuar përpara Kryeministrisë dhe më pas policia u ka bërë thirrje që të shpërndahen.