DURRËS- Një sasi 50 mijë eurosh është sekuestruar në Portin e Durrësit, e ndërsa janë proceduar penalisht dy shoferët e kamionëve. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se janë vënë në hetim B. S., 49 vjeç, banues në Gosë, Kavajë dhe një shtetas malazez N. L., 45 vjeç.
Mësohet se gjatë kontrollit rutinë të kamionit, u gjetën 30 mijë euro te 49-vjeçarit dhe 20 mijë euro te makina e malazezit. Ky i fundit i kishte fshehur në tavanin e kabinës së mjetit, një pako të mbështjellë me natriban.
Ndaj tyre, rëndojnë akuzat për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".