50 vite nga ndarja e ishullit të Qipros, Erdogan: Jo federatë e bashkuar! Mitsotakis: Republikë me një sovranitet të vetëm

21 Korrik, 14:39| Përditesimi: 21 Korrik, 15:51

  • Share

Me rastin e 50-vjetorit të pushtimit të Qipros nga Turqia, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka hedhur poshtë kategorikisht krijimin e një Federate të Bashkuar Qipriote.

Gjatë paradës ushtarake në pjesën veriore të ishullit, Erdogan ripohoi mbështetjen e tij për ngritjen e dy shteteve në Qipro, ide që kundërshtohet fort nga grekët. 

“Nëse është e nevojshme, Turqia do të ndërtojë baza detare dhe infrastrukturë detare në Qipron Veriore”, tha ndër të tjera Erdogan. Ai sulmoi ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias, duke i kërkuar Kyriakos Mitsotakis që ta vendoste në vend të tij. “Nuk ka agresion më të madh se ai i ministrit grek të Mbrojtjes, i cili deklaroi se turqit janë pushtues”, tha Erdogan.

Ndërkohë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, tha se Greqia ka një qëllim tw ketw një Republikë të Qipros me sovranitet të vetëm.

"Një republikë të Qipros me sovranitet të vetëm, një personalitet të vetëm ndërkombëtar", tha ai.

Pushtimi i Qipros ndodhi në vitin 1974, kur nacionalistët grekë në Qipro dhe Athina zyrtare, ranë dakord për të bashkuar ishullin me Greqinë. Kjo solli një grusht shteti në ishull, ku Turqia më pas ndërhyri në mënyrë ushtarake. Që prej asokohe, ishulli është i ndarë. Gati katër të pestat e popullsisë në këtë ishull janë grekë qipriotë dhe më pak se një e pesta janë turq qipriotë.

Qiproja e cila është pjesë e Bashkimit Europian që nga 1 maji i vitit 2004 është e ndarë de facto në Republikën Turke të Qipros Veriore dhe Republika Greke Qipriote, e cila njihet dhe zyrtarisht nga ndërkombëtarët si Republika e Qipros.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?