50 vjeçari nga Fieri diplomohet për herë të dytë për mjekësi, në Itali: Si triumfova mes 35 konkurentëve nga bota

13 Maj 2022, 14:21| Përditesimi: 13 Maj 2022, 14:26

  • Share

Z. Nuredin Sadikaj ka shërbyer si mjek për një periudhë të gjatë kohe në Çakran. Ai u largua në emigracion pas vitit 1998 dhe tashmë jeton në Itali. Sadikaj punon dhe shërben si mjek në Milano, në një ndër spitalet më të mira atje. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv ai tregoi rrugëtimin e tij në mjekësi në shtetin fqinj Italinë dhe si u përzgjodh në 5 mjekët për të mbrojtur diplomën nga 35 në të gjithë botën.

Për mua dhe për të gjithë emigrantët në përgjithësi kur lënë vendin e tyre ndeshen me vështirësi të jashtëzakonshme dhe nuk është e thjeshtë, por unë për arsye familjare u largova nga vendi im dhe u përpoqa që të kërkoja punë në vende të ndryshmme por ishte e pamundur. Nuk ishte e thjeshtë, ishte një komision me 6 shefa katedre që  të merrnin në pyetje, ishin 35 mjekë nga e gjithë botë. Ky ishte provimi më i vështirë sepse nuk kishte as pyetje do të përballeshe direkt me çfarë i vinte në mendje atyre sepse ata thonin ‘A je mjek, unë do të pyes pa tezë’. Ne vetëm 5 veta nga 35 kaluam, ishim në gjendje që të mbronim diplomën. Dhe mbas kësaj unë vazhdova universitetin dy vitet e fundit në Itali, dhe mora diplomën për herë të dytë në mjekësi me të drejtë ushtrimi në të gjithë kontinetin europian.

Shpesh herë është vendosur në qendër të vëmendjes paga e mjekut në Shqipëri, e cila nuk i afrohet aspak vendeve fqinje. Të njëjtin mendim ndan edhe mjeku Nuredin Sadikaj, i cili u shpreh se  pagesa e mjekut në Itali është shumë larg nga Shqipëria.

Ne punojmë 5 ditë në javë nga 7 ose 8 orë rregullisht dhe pagesa në krahasim me mjekun në Shqipëri është shumë larg, është 1 me 5. Unë nuk dua ta ekzagjeroj por  në rast se unë marr për 8 orë punë marr 350 euro mbi 400 euro në ditë për 20 ditë. Mjeku këtu paguhet dhe është shumë larg pagesa me mjekët në Shqipëri. Mendimi im përsa i përket raportit mjek- pacient në Shqipëri, ku kam punuar 21 vite  në Shqipëri duhet të ndërhyjë shteti përsa i përket sigurimit shëndetësorë. Raporti mjek- pacient në Shqipëri është në raporte shumë të mira” tha ai.

Ora 14:26
Dhuroi 3 autoambulanca dhe 100 shtretër për spitalin e Fierit dhe të Ballshit, mjeku i suksesshëm shqiptar nuk harron vendlindjen

 

1652445199_autoambulance.jpg

I larguar prej shumë vitesh në emigracion, mjeku shqiptar Nuredin Sadikaj nuk e ka harruar vendlindjen e tij por kthehet shpesh herë dhe përmes humanzmit të tij ka dhuruar edhe disa autoambulanca dhe shtretër për spitalin e Fierit, Çakranit dhe Lezhës.

“Një ambulancë që kishim  që rrinte më shumë prishur se ne rregull dhe kur e pësova edhe vet sepse ishte e domosdoshme që të përcillja edhe gruan për një hemorragji pas lindjes në spital dhe nga 20 minuta Cakrran-fier e bëmë për dy orë e gjysëm që rrezikoi edhe jetën. Dhe kjo më ngeli edhe më shumë në mendje” kujton ai për kohën kur jetonte dhe punonte në Çakran.

“Kur erdha në Itali iu përvesha punës që të siguroja një autoambulancë për spitalin e Fierit, ia arrita që ta realizojë këtë dëshirë që të cojë ambulancën në shërbim të popullit  të Çakranit. Shkuam bëmë një vizitë në spitalin e Fierit, pash dhe atje në atë kohë në 2017 që gjendja e shtretërve ishte e mëshirueshme edhe u premtova atyre shokëve dhe i solla nga Italia 60 shtretër spitalit të Fierit . Në 2021 i çova edhe një autoambulancë spitalit të Lezhës, i sigurova dhe spitalit të Ballshit 30 shtretër, dyshekë dhe komodina, Deri tani kam dërguar 3 autoambulanca  dhe gati 100 shtretër” tha ai.

 

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erjon: 13/05/2022 19:00

    Respekt per njerez si ju

    Përgjigju
  • Xhuljana: 13/05/2022 17:36

    Respekt per doktor Nuredinin!Njeri human e zemer gjere.Kontributi i tij ne spitalin e Mallakaster duke dhuruar shtreter dhe autoambulanc ka ndikuar ne rritjen e cilesise se sherbimit.Faleminderit doktor!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?