Tirane- Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit për gjykim të shkurtuar dhe në datë 19 mars Prokuroria e Tiranës pritet të japë konkluzionet përfundimtare.
Kërkesë e ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, sanitares dhe të birit të kësaj të fundit u paraqit në seancën paraprake ndërkohë që tre të akuzuarit nuk kanë pranuar akuzën por vetëm aktet në gjendjen që janë. Klosi akuzohet deklarim të rremë, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para OPGJ.
Ndërkohë sanitarja Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi akuzohen për veprën penale të vjedhjes me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim. Për Alda Klosin hetimi pasuror është veçuar dhe po vijon hetimi.
Arrestimi i Alda Klosit u bë bazuar në dëshminë e sanitares Rozeta Dobi, e cila pretendon se shuma 500 mijë euro e gjetur në banesën e saj është e Alda Klosit. Avokati i Klosit, Arbër Hoxha, thotë se klientja e tij po mbahet në burg pa provë dhe vetëm bazuar në dëshminë e sanitares. Ai ngre shqetësimin e mos përfundimit edhe pas 4 muajsh të akt-ekspertimit kontabël të të ardhurave të Alda Klosit.