Shantazhonte bizneset me 1 mln lekë gjobë ose mbyllje aktiviteti në këmbim të 500 mijë lekëve ryshfet brenda 24 orëve, SPAK prangos inspektorin e ISHSH në Tiranë

25 Maj 2023, 17:44| Përditesimi: 25 Maj 2023, 18:59

  • Share

Një inspektor i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor është prangosur me urdhër të SPAK në flagrancë pasi i ushtronte presion bizneseve gjatë kontrollit se nuk kishin plotësuar dokumentacionin dhe se do të gjobiteshin me 1 mln lekë të reja ose do ti mbyllje aktiviteti. Që kjo të mos ndodhte inspektori kërkonte 500 mijë lekë ryshfet brenda 24 orëve.

SPAK njofton se informacioni ka mbërritur në zyrat e prokurorëe ditën e djeshme dhe është regjistruar procedimi kryesisht. Gjatë arrestimit në flagrancë inspektori M.M i janë sekuestruar edhe 200.000 (dyqindë mijë) lekësh, e përftuar në mënyrë të paligjshme.

 “Më datë 24.05.2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë informacion se një person i prezantuar si inspektor pranë Inspektoriatit të Shëndetësisë, shkonte për kontroll në subjekte të ndryshme, tregtarë në qytetin e Tiranës, tek të cilët ushtronte presion se nuk kishin licencimin e duhur për vijimin e aktivitetit, dhe se gjoba në këto raste shkonte deri në 1.000.000 (një milion) lekë, si dhe me mbylljen e biznesit deri në likuidimin e kësaj mase administrative. Sipas informacionit paraprak rezulton se, ky inspektor u thoshte subjekteve tregtarë se një problem i tillë mund të zgjidhej kundrejt përfitimit të parregullt, vetëm pas marrjes prej tij të gjysmës së shumës së gjobës që vihet në raste të tilla, e më konkretisht të shumës monetare prej 500.000 (pesëqind mije) lekë, por një pjesë e kësaj shume monetare duhej të paguhej brenda 24 orëve; përndryshe do vijohej me procedurat administrative të aplikimit të gjobës dhe mbylljes së aktivitetit deri në likujdimin e masës administrative”, njofton SPAK.

Në njoftim thuhet gjithashtu se regjistrimi penal është regjistruar që dje për konsumimin e elementëve të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Hetimet për këtë procedim penal janë realizuar në bashkëpunim me strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policisë së Shtetit. 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kik: 25/05/2023 19:37

    Ah sa ka nga keto qelbesira ne terren, ka tek VIPAT TATIME qe nuk kalojne pa lek asnje akt kontrolli

    Përgjigju
  • Ops: 25/05/2023 19:03

    Spak i krijuar per ministrra merret me polic dhe inspektore, mbylleni me mire prokurorin

    Përgjigju
  • aliu: 25/05/2023 18:40

    E sigurt qe eshte nga keta hajdutet e rilindjes, qe me thene te drejten i ke ne cdo inspektoriat e agjensi. Kane lene lesht ne fushate dhe tani o burra te kapim leket qe harxhuam

    Përgjigju
  • 16 orë punë në ditë: 25/05/2023 18:03

    Vetë e keni vu hajdutët inspektor dhe pastaj i ruani sa të fillojne nga avazi i tyre dhe ju i kapni me SKApin dhe u thoni njerëzve shikoni si i kapim ne. Ata habiten me ju dhe u votojnë e vendosin të qëndrojnë në Shqipëri ku krijohet idea e shpresës që ka shtet me pak marifet nga shteti.

    Përgjigju
    • I.M Bejleri: 25/05/2023 18:22

      Kush spiun do ngrihet në detyrë nga ky sukses?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?