51 fëmijë të bllokuar në 'Al Hol'/ Gati struktura e rehabilitimit në Shqipëri, 300 mësues për të kthyerit nga kampet e Sirisë

30 Shtator 2020, 17:10| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 17:23

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur pengesat për risjelljen e tyre nga Siria janë të mëdha, në Shqipëri kushtet për t'i rehabilituar fëmijët apo të rriturit që jetojnë në kampet e tmerrit, janë gati

Një qendër koordinimi kundër ekstremizmit të dhunshëm prej dy vite e gjysmë punon posaçërisht për këtë qëllim.

300 mësues kualifikuar përbëjnë një strukturë të fortë në pritje të të kthyerve nga kampet.

“Vullneti i shtetit shqiptar është shumë i fortë dhe qendra e koordinimit kundër ekstremizmit të dhunshëm është ndërtuar dhe prej 2 vite e gjysmë vijon aktivitetin e saj për parandalimin dhe kundërshtimin e këtij fenomeni. Pikërisht sepse ka një vullnet të qeverisë qoftë në kuadrin e parandalimit por dhe të integrimit e rehabilitimit të shtetasve shqiptar në momentin që do riatdhesohen e do të kthehen në Shqipëri", tha Lejdi Dervishi, Drejtoreshë e Qendrës kundër ekstremizmit të Dhunshëm.

Të paktën 70 shtetas shqiptarë mes të cilëve 51 fëmijë prej vitesh janë të bllokuar në kampin Al Hol në Siri. Në pritje për tu rikthyer në atdhe shpresa e fundit e familjarëve të tyre është tek instancat shtetërore pasi vetëm nëpërmjet tyre është i mundur operacioni i riatdhesimin. 1 javë më parë për të nxitur këtë operacion ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj zhvilloi një vizitë në Liban ku kërkoi mbështetje nga autoritetet vendase për të finalizuar procesin e riatdhesimit.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Latif: 30/09/2020 17:29

    Se late ne Turqi ambasador se kishte per ti atdhesuar te gjithe nga kampet e Sirise, por e emeruat ne dogane, sic la ata rrugeve ashtu do leri dhe buxhetin e shtëtit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?