Urgjenca Infektive

Shëndeti

51 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, 75 të shëruar dhe asnjë viktimë

22 Shtator 2022, 18:25| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 11:18

  • Share

51 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën.

Infektimet e reja kanë dalë nga 641 testime që janë kryer. Numri i të shëruarve në këtë hark kohor është 75, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në vend janë identifikuar 326.319 raste shërimi nga COVID.

Aktualisht në Shqipëri janë 807 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, 6 prej të cilëve janë të shtruar në spital.

Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, i cili kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Statistika (22 shtator 2022)

Raste të reja ditore                51

Të shëruar në 24 orë             75

Të shtruar në spitale             6

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     641

Testime totale                   1,977,055

Raste pozitive                     330,715

Raste të shëruara               326,319            

Raste Aktive                         807

Humbje jete                         3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    378

Shkodër                 87

Elbasan                   70

Fier                           69

Vlorë                         58

Durrës                     38

Gjirokastër                26

Lezhë                        25   

Korçë                         20    

Dibër                           20

Berat                           16  

Kukës                           0

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?