TIRANË- As ngritja e SPAK-ut nuk e ka ndryshuar raportin e Shqipërisë me kulturën e pandëshkueshmërisë në nivele të larta, shembja e të cilës është edhe një kryekushti për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Vetëm Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, gjatë periudhës 2014-2021ka kallëzuar penalisht 518 zyrtarë të niveleve të ndryshme për fshehje pasurie, pastrim parash, mashtrim me pasurinë e etj. Kallëzimet janë bërë kryesisht në Prokurorinë e Tiranës, Prokurorinë e Përgjithshme, në prokuroritë e rretheve, dy vitet e fundit në SPAK, në strukturat e hetimit tatimor, në Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave si dhe në Policisë së Shtetit.
Të dhënat reflektohen në raportin e veprimtarisë së ILDKPKI për vitin 2021, raport i cili do të shqyrtohet nga Kuvendi, anëtarët e të cilit janë vetë subjekte të këtij institucioni kaq të rëndësishëm kundër korrupsionit. ILDKP jep numrin e zyrtarëve të kallëzuar, por jo një bilanc se çfarë ka ndodhur me dosjet. Në fakt pothuajse të gjitha dosjet e janë mbyllur në heshtje nga prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm dhe Prokuroria e Përgjithshme, me përfundimin e njëjtë: mungesës së konstatimit të elementeve penale.
Mbyllja e dosjeve në heshtje është edhe arsyeja se pse 90 % të emrave zyrtarëve të kallëzuar për fshehje pasurie dhe pastrim parash, mbahen sekret. Si ILDKP, ashtu edhe organi i akuzës, nuk kanë pranuar të japin emrat e zyrtarëve të kallëzuar, me pretendimin se të dhënat përbëjnë sekret hetimor, ndonëse shumica e dosjeve janë mbyllur prej vitesh. Gjithsesi, Report Tv mëson se bëhet fjalë për ish ministra, deputetë, kryetar bashkish, drejtorë të rëndësishëm, prokurorë, gjyqtarë, ambasadorë etj.
Kur ILDKP drejtohej nga Adriatik Llalla, i cili si për ironi është dënuar vetë për fshehje pasurie, akuzonte kryeprokuroren Ina Rama për mbylljen e dosjeve të pasurive. Kur Adriatik Llalla u emëruar kryeprokuror në vend të Ina Ramës, vijoi e njëjta praktikë, për të cilën Llalla ishte ankuar kur drejtonte ILDKP. Praktika nuk ndryshoi as pas ardhjes së Arta Markut, pasimit të saj nga Olsian Çelajt dhe ngritjes së SPAK. Goditja pasurive dukshëm të pajustifikuara të zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë në Shqipëri vijon të mbetet tabu.
Gjatë vitit 2021, SPAK ka regjistruar 14 procedime penale për fshehje dhe refuzim të deklarimit të pasurisë, ku 1 çështje e ka transferuar, 3 i ka pushuar dhe për 10 raste vijojnë hetimet. Ndërsa, prokuroritë e përgjithshme kanë regjistruar vetëm një procedim penal të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Në raportin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet ka një tendencë në ulje të kësaj vepra penale. Dhe më ulët nuk ka ku të shkojë më! 1 procedim gjatë një viti.
Raporti i ILDKP
Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme
Zoti Kabo ka bere shume mire qe e ka bere deklaraten per rrethimin e gjirit te Lalezit,por problemi eshte se gjiri i Lalezit eshte i padukshem,eshte ne fantazine e shqiptareve dhe sipas perceptimit te Spakut nuk ndodhet ne Shqiperi.Dhe per tu bindur pyesni prokuroret e Spakut e sidomos kryetarin e tij me vile atje(sic kam lexuar ne komentet e bera) dhe do te shihni se Gjiri i Lalezit i perket Honoluluse dhe jo Shqiperise.Ndaj mos i bini ne qafe Spakut.Dhe per tu bindur per kete pyesni dhe Liken,ate mo te floririt e te bllokut 700.000 eurove apo dhe vete perbindeshin,"bashkepunetorin" e Spakut qe ta konfirmojne.Gjiri i Lalezit mund te zbulohet vetem duke bere kerkese ne FBI qe te jape FBI-ja amerikane informacione e te sjelle qe andej te lidhur e me pranga ne duar pronaret e vilave= "kasolleve" te vitit 1944 Like=Munika buzetrasha apo Sali UDB-ashin.Se edhe DASH-i Amerikan nuk ja mbush mendjen Spakut me Non Graten,kerkohen prova konkrete,pa se ka mijera prova,fakte,deponime e materiale 30 vjecare e krime konkrete,te cilat shtrihen dhene ditet tona si psh.sulmi dhe me Dash e armatime ndaj selise se PD-se,keto nuk i hyjne ne sy SPAKUT,jane si te thuash hollesira per me nder SPAKUN shqiptar.E zoti Kabo thote SPAKU te rrethoje Lalezin.Ke La;ez dhe kush do t beje?Ku e di SPAKU se ku ti gjeje pronat e vilat e Lalezit dhe jo vetem dhe Liken ,pa le me Saliun =Ivanin e tmerrshem te Rusise ,apo ti hape pune vetes?!Larg qofte!Ata jane monument dhe trashegimi kulturore,si mund te rroje shqiperia pa Liken e Saliun,apo jo zoti Kraja?Arrestimi i Saliut,Likes e kompani nuk eshte pune e Spakut,por e Mossad-it izraelit,kot merzitemi ne me zotin Kraja.Ai per veten e tij eshte ne rregull dhe ne kemi vene tiganin ne zjarr kohet e fundit,kur peshku (i Spakut) eshte ne det)!Bashkohem dhe me komentin e "Kolonel P" me pike e me presje!
PërgjigjuSPAK ka lindur i vdekur nga frika e S.Berishës.Ky përbindësh,Destruktiv,Konfliktual me përmasa planetare komandon drejtësinë që nga 1992. -Edhe pse për Sb ka dosje e vidio për mbi 101 Vjedhje e Vrasje..SPAK kërkon përsëri prova. -Mbi 70 % e pasurisë së vëndit e kan ndarë politikanët e familjet e tyre.Në këtë afera janë përfshirë Gjyqtarët,Prokurorët,Noterët,Avokatët,Oligarkët,Hajdutët,Vrasësit..dhe populli i mban syt përpjetë se nuk ka çbën..! Profesor Përparim Kabo në TV tha..Që të bëhet i besueshëm SPAK duhet të rrethoi gjirin e Lalzit..Këtë nuk e bëri.Ndaj SPAK paguhet kotë nga populli..!
PërgjigjuKu jane ata qe do kapnin peshkun e madh?
PërgjigjuMos e sulmoni SPAK ose Llalla nr.2 thone nderkombetaret se kemi vendosur Arben Krajen aty, ortakun e Tan Lepurit. Deri dje merrte 20% per Ramen kryetar bashkie, sot si duket punon per SPAK. Ku eshte BKH me are obezen qe vendoseb ne krye? Ku eshte ajo FBI shqiptare? A mjaftojne keto shifra per te shkarkuar Krajen dhe prokuroret e tjere te implikuar?
PërgjigjuPergjegjesia eshte personale thote Rama. Dhe nese ka qindra apo mijra kallzime por nje procesim do te thote qe organet kallzuese jane te paafta.
Përgjigju