Gjatë 24-orëvet fundit në vendin ton janë regjistruar 53 raste të reja të infektuar me COVID-19.
Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Janë kryer 555 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 53 persona, përkatësisht në këto bashki:
29 në Tiranë, 8 në Fier, 5 në Lushnje, nga 2 persona në Patos, Elbasan, nga 1 person në Lezhë, Kamëz, Kavajë, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Kolonjë. Aktualisht janë 274 persona aktivë me Covid19 në gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë.
Janë shëruar 71 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,697 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (7 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 53
Të shëruar në 24 orë 71
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 555
Testime totale 1,832,617
Raste pozitive 276,468
Raste të shëruara 272,697
Raste Aktive 274
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 179
Fier 52
Vlorë 18
Durrës 6
Korçë 6
Gjirokastër 4
Elbasan 4
Shkodër 2
Lezhë 2
Berat 1