Situata e përmbytjeve në qytetin e Shkodrës vijon të jetë problematike.
Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë, 5370 hektarë tokë janë nën ujë dhe kanë shndërruar Shkodrën në “Venezia”.
Rruga e Obotit është bllokuar pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 150 cm, ndërkohë në një situatë të ngjashme gjendet edhe fshati i Obotit ku nën ujë janë edhe 8 shtëpi.
Në zonën “Këneta e Dajçit”, në të cilën përfshihen shumë fshatra disa prej të cilave janë Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, situata paraqitet problematike pasi 9 shtëpi janë të përmbytura.
Informacioni i plotë:
Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 13.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:
Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.80 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 20cm.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 9.25 m.(Kuota max 8.70 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 10cm.
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30, shënon kuotën 7.15 m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rënie të nivelit të ujit me 20cm.
Bashkia Shkodër
Sipërfaqe totale e përmbytur 5370 Ha
- Tokë e pakultivuar 1100 Ha
- Foragjere të dyta, jonxhe 3850 Ha
- Grurë 240 Ha
- Bimë Dekorative 127 Ha
- Pemtore 50 Ha
- Serra 3 Ha
Nj.A. Ana e Malit
Rruga e Obotit është e bllokuar. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 150 cm.
Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 140cm.
Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1300 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë, Velinaj, Shtuf.
Tokë e pakultivuar 220 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 980 Ha
Grurë 50 Ha
Pemtore 40 Ha
Bimë dekorative 7 Ha
Serra 3 Ha
- Shtëpi të përmbytura 8.
- Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 – 3m.
- 8. Ujesjellësi Oblika 2 i bllokuar nga uji ( jashte funksioni)..
- 9. Rruga Goricë është e pakalueshme me mjete të ulta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 50 cm.
- Gjëndja e vështirë në lagjen Gallube, fshati Oblikë ( përmbytur garazhe e stalla bagëtish)
- Garazhe e stalla bagëtish të përmbytura në fshatin Muriqan.
- Ne fshatin Muriqan ( Lagja Xhakaj e Kyrtaliaj 2 shtepi me prezence uji).
- Makina e Ushtrise në gatishmeri tek Lagja Goricë
- 14. Varkat e ushtrise F.A reparti BMR Tirane janë në gatishmeri (sipas nevojave) tek ura Sadiçit (fshati Obot).
- 15. Fshati Obot ne gjendje te jashtezakonshme rrezikshmerie!
Nj.A Dajç
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1900 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Darragjat, Pentar-zona fushore), nga të cilat:
Tokë e pakultivuar 380 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 1300 Ha
Grurë 100 Ha
Bimë dekorative 120 Ha
- Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji rreth 150 cm.
- 3. Shtëpi të përmbytura 9
- 131 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
- Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
- 6. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pakalueshme me mjete të ulta.
- 7. Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë..
- 8. Rruga kryesore e Darragjatit e kalueshme vetëm me mjete të tonazhit të lartë
- Në rrugën kryesore të Dajçit është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura si dhe në aksin nacional Dajç- Velipojë.
10.Kërkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.
- Makina e Ushtrisë në gatishmëri tek Dispeçeri Mushan.
Nj.A.Velipojë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 350 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i Ri, Luarz. Ças, Reç i Ri.
Tokë e pakultivuar 110 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 240 Ha
- Në 8 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
Nj. A. Guri i Zi
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.
Nj.A.Bërdicë
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush, Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Të pakultivuara 230 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha
Grurë 90 Ha
2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.
- 50 Shtëpi janë të rrethuara nga uji ( kryesisht në fshatin Trush).
4.Rruga Malsorët e Mullinit me gjtësi rreth 150 m, ka prezencë uji rreth 50-60 cm.
5.Ka prezencë uji në lagjet Maksuti, Qokthi, Tula, Xhurreta, dhe rruga e Bastanishtes ( e pa kalueshme me mjete të ulëta).
Nj.A.Rrethina
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 620 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç
Tokë e pakultivuar 160 Ha
Foragjere të dyta, jonxhe 450 Ha
Pemtore 10 Ha
- 70 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
- 3. Lartësia e ujit në rrugën e hidrovorit është 30 cm
4.Mjeti ushtrisë vazhdon që të jetë në gatishmëri tek hidrovori Dobraç për çdo nevojë eventuale që mund të kenë banoret.
Lagje Nr.1
Vazhdon e përkeqësuar situata nga përmbytjet në zonen e Livadheve. Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 shtëpi kanë prezencë uji në oborre, 5 familje kanë prezencë uji në banesa ( 3 familje zona e livadheve), (2 familje zona e ish Zukthat).
Lagje Nr.4
Vazhdon e përkeqësuar situata nga përmbytjet në lagjen Ajasëm. Si pasojë e përmbytjeve nga rreshjet e shiut, 2 familje kanë prezencë uji në banesa dhe 8 familje kanë prezencë uji në oborre.
-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.
-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.
-Situatë emergjente. Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore, sasia 640 ton për gjënë e gjallë (koncentrat) për nj.a. Ana e Malit, Dajç dhe rrethina.
Lajmi kryesor:
Dëbora përfshin Shqipërinë! Probleme në disa akse kombëtare, zonat problematike! Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda deri të hënën
J.GJ./r.k./ReportTv.al