Foto Ilustruese

Kronikë

'54 policë të arrestuar nga SPAK, SkyECC zbuloi lidhjet me krimin', nga drejtor qarku në efektiv zone

28 Maj, 16:01| Përditesimi: 28 Maj, 16:09

  • Share

Përfshirja e Policisë në botën e krimit vijon të jetë shqetësuese dhe në shifra të larta. Edhe në operacionin më të fundit “URA” u zbuluan dy efektiv policie në detyrë gjatë periudhës së kryerjes së aktivitetit kriminal dhe trafikut të drogës drejt italisë.

Ndërsa në total në një bilac 5- vjeçar janë afro 100 efektiv policie janë hetuar nga SPAK si të dyshuar për përfshirje në botën e krimit teksa ishin në uniformë dhe në poste të larta mes tyre drejtor qarku.

ËebLajm ka siguruar të dhënat nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ku ka një bilanc alarmant për përfshirjen e efektivëve të policisë në veprimtari kriminale dhe korrupsion gjatë viteve të fundit.

Gjatë vitit 2024, 25 punonjës policie janë vendosur nën hetim për vepra penale të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin. Aktualisht, hetimet vazhdojnë për 18 efektivë të policisë, nga të cilët 13 janë raste të mbartura nga viti i kaluar, ndërsa 5 janë të regjistruar si persona nën hetim për vitin 2025.

Që prej fillimit të veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme, janë hetuar gjithsej 93 punonjës policie për këto vepra penale, ku për 54 prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Vetëm gjatë periudhës janar 2024 – maj 2025, janë hetuar 30 punonjës policie në funksione të ndryshme, përfshirë:

-1 ish-Drejtor Qarku

-1 ish-Drejtor i Forcave Operacionale

-3 ish-Shefa Komisariati

-5 ish-Shefa të Seksioneve të Krimeve

-2 ish-Oficerë të Policisë Gjyqësore

-1 ish-oficer në Drejtorinë e Kufirit

-1 ish-shef Seksioni kundër Trafiqeve

-1 ish-shef Sektori kundër Trafiqeve

-2 punonjës të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit

-13 punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit

Përfshirja e tyre në rrjete kriminale është zbuluar shpesh përmes komunikimeve të koduara të realizuara në platformat si “Sky ECC”, një mjet i preferuar nga grupet kriminale për të shmangur ndjekjen penale dhe survejimin./Weblajm

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?