522 banesa të rindërtuara në Laç, kryerbashkiakja Cara: Nuk gjej dot fjalët për mirënjohjen ndaj popullit turk

17 Janar 2022, 11:50| Përditesimi: 17 Janar 2022, 12:16

  • Share

 

Në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive të 522 banesave qytetarëve në Laç, kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, falënderoi Presidentin Erdogan dhe popullin turk për ndihmën e jashtëzakonshme.

"Është nder të mirëpres Presidentin Erdogan në këtë kompleks të rindërtuar nga gërmadhat që la pas tërmeti i 26 nëntorit 2019. Nuk di nëse do të gjej dot fjalët për t'i thënë falënderimet e duhura popullit turk, Presidentit Erdogan dhe të gjithëve. Në emër të qytetarëve dhe banorëve të kësaj lagje të re ju falënderoj nga zemra për bujarinë dhe solidaritetin e treguar në ditët tona më të vështira. Ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer të kompanive shqiptare të angazhuara në ndërtimin e kësaj lagjeje kaq cilësore me kompaninë turke që dua t'i falënderoj për profesionalizmin e saj. Jam shumë i lumtur për të gjitha ato familje që iu riktheu shpresa dhe buzëqeshja dhe do të kenë mundësi të banojnë në këto shtëpi të pakrahasueshme me më parë", tha Cara.


Lajmi kryesor:

Erdogan lë Shqipërinë, u prit me përqafime nga Rama, pret shiritin e inaugurimit të lagjes së re me 522 banesa në Laç! Një shesh merr emrin e tij! Presidenti turk: I qëndruam vëllait pranë kur kishte nevojë


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?