55 e shqiptarëve janë dakord me zgjedhjen e Bajram Begajt si President i Republikës. Kështu rezultoi nga një sondazh elektronik që zhvillova duke e shpërndarë linkun e pyetësorit në gjithë territorin e vendit me 3000 SMS krejt të rastësishme.
Vetëm 25% e shqiptarëve nuk e konsiderojnë Bajram Begajn një zgjedhje të goditur, ndërsa 20% të tjerë janë në mëdyshje për këtë zgjedhje.
Ndër ata që votuan vjet për partitë e mazhorancës (PS e PSD), plot 95% janë dakord me zgjedhjen e Bajram Begajt si President i Republikës.
Ndër ata që votuan vjet për PD dhe aleatët e saj të vegjël (PD-AN), plot 75% nuk janë dakord me zgjedhjen e Bajram Begajt si President i Republikës.
Ndër ata që votuan vjet për LSI dhe parti të tjera të vogla, më shumë janë janë dakord me zgjedhjen e Bajram Begajt si President i Republikës se sa nuk janë dakord.
Gjysma e mosvotuesve të vjetshëm janë dakord me zgjedhjen e Bajram Begajt si President i Republikës, ndërsa 47% janë në mëdyshje për këtë zgjedhje.