Elisa Spiropali

Politikë

55 vite nga themelimi i Universitetit të Prishtinës, Spiropali: Ngjarje historike me rëndësi për kombin

15 Shkurt, 11:57| Përditesimi: 15 Shkurt, 12:35

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kujtoi sot mbledhjen e Kuvendit themelues të Universitetit të Prishtinës, një ngjarje historike e arsimore, me rëndësi kombëtare për Kosovën, por edhe për kombin shqiptar.

'Si sot, 55 vjet më parë, më 15 shkurt 1970, u mbajt mbledhja e Kuvendit themelues të Universitetit të Prishtinës. Universiteti i Prishtinës, i cili mban emrin e nderuar “Hasan Prishtina”, me 14 fakultetet dhe 158 programet e tij, është ndër qendrat më të mëdha e më të rëndësishme arsimore, shkencore e kulturore shqiptare”, vlerësoi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se përgjatë më shumë se gjysmë shekulli, Universiteti i Prishtinës ka arsimuar, formuar, edukuar dhe inspiruar dhjetra breza studentësh, pedagogësh e intelektualësh, personalitete të shquara të dijes, të luftës për çlirim, pavarësi, shtetformim, demokraci, zhvillim e progres, dhe ka shërbyer e vazhdon të shërbejë si një vatër e madhe e shqiptarisë.

“Urime studentëve e profesorëve, ish-studentëve dhe ish-profesorëve si edhe gjithë popullit të Kosovës, në vitin e 55-të të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, uroi Spiropali.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?