LEZHË- 577-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës mblodhi në këtë qytet përfaqësuesit politik Shqiptar, të Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit Zi dhe Bujanocit.
Albin Kurti, Ziadin Zela, Nik Gjeloshaj dhe Shait Kamberi marshuan në bulervardin “Gjergj Fishta” e më pas bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në obeliskun e Besëlidhjes, në përkujtim të 2 marsit të vitit 1444.
Më pas përfaqësuesit politik të trevave shqiptarë vizituan vendvarrimin e Gjergj Kastriotit Skëndërbeut. Nga ky vend historik kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovës Albin Kurti bëri thirrje për bashkim, më qëllim faktorizimin e popullit shqiptar.
Më herët 577-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës u përkujtuar dhe nga përfaqësuesit lokal të Lezhës. Ata bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule pranë obeliskut të Besëlidhjes dhe më pas aktiviteti i organizuar nga bashkia vijoj në pranë memorialit të Skëndërbeut.
Në aktivitetin për 577-vjetori e Besëlidhjes së Lezhës e cila është një ndër ngjarjet më rëndësishme të kombit shqiptar, përfaqësuesit e qeverisë qëndrore dhe opozitës.
Nga aktiviteti për të kujtuar dhe nderuar 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, duke iu referuar Besëlidhjes tha se populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet.
“Sot shënojmë përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. Të veprojnë siç do donin Skënderbeu e rilindësit tanë. Populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet dhe të largojë këtë krizë që e ka pllakosur”, tha Kurti.