Arbëreshët e Italisë po zhvillojnë një tur artistik në Shqipëri, fillimisht në Bulqizë ku u përkujtua beteja e Vajkanit e mandej në Shkodër. Ardhja e arbëreshëve lidhet me 555-vjetorin e çlirimit të Krujës ndërsa përmes valleve dhe këngëve tradicionale do ta vijojnë rrugëtimin në trevat shqiptare
Një grup arbëreshësh sollën atmosferë festime me motive kombëtare në Bulqizë. Me rastin e 557-vjetorit të betejës së parë të Vajkalit arbëreshët u bënë pjesë e aktiviteteve kulturore e historike, siç ishte dhe vendosja e memorialit të Skënderbeut.
‘Këtu ne jemi tamam në vendin që quhet ‘Gurët e Skënderbeut’, toponim që ruhet që nga ajo kohë, sot është kthyer ky vend një pikë e rëndësishme për të kujtuar historinë.’- u shpreh një banor.
‘Është një ngjarje që ka shumë kuptim dhe zonës i je shumë vlera.
Është një nder i madhe, por edhe një përgjegjësi e madhe për të mbajtur gjallë, lidhjet traditat nga brezi në brez të familjes së madhe të Skënderbeut.’- tha disa banorë.
‘Është krenaria jonë kombëtare dhe arsye pse shqiptarët flasin shqip. Një grup arbëreshësh sollën atmosferë festime me motive kombëtare në Bulqizë.’- u shprehën pjesmarrësit.
Aktivitetet vijuan më tej në mjediset e Pallatit të Kulturës ku morën pjesë kryetjarja e komunës së San Benedetto Ullano, Rosaria Capparelli, zv/kryetari i komunës Casalvecchio di Puglia, Antonio Andreola dhe Loris dhe përfaqesues të diasporës në Itali dhe vende të tjera.
Aktiviteti vijoi edhe me një program artistik dhe disa pjesë të luajtura nga arbëreshët.