Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kolorado të SHBA, ku një 55-vjeçar ka vrarë gruan, dy fëmijët e tyre dhe veten.
Sipas mediave të huaja, Christof Kreb, 55 vjeç ka qëlluar fillimisht për vdekje gruan e tij, Yvette Siegert-Kreb, me të cilën ishte martuar prej 26 vitesh dhe dy fëmijët, Felicity Kreb, 13 vjeç dhe Barrett Kreb, 9 vjeç, ky i fundit i birësuar nga Shqipëria.
Trupat e pajetë të tyre u gjetën nga hetuesit, pas raportimeve të fqinjëve se kishin dëgjuar të shtëna. Nuk dihen ende arsyet se përse 55-vjeçari ndërmori këtë akt të rëndë.
55-vjeçari Christof Kreb punonte në një dyqan armësh në Colorado Springs, ndërsa të dy burrë e grua ishin veteranë të Ushtrisë Amerikane.
Yvette Kreb kishte qenë infermiere pediatrie e kujdesit intensiv dhe një aktiviste për të drejtat e fëmijëve e njohur për aktivitetin e saj kryesisht gjatë pandemisë. Çifti kishin 8 fëmijë, 5 prej të cilëve të adoptuar.