Foto ilustruese

Kronikë

55-vjeçari në Pogradec bie nga skela, dërgohet me urgjencë në spital në gjendje të rëndë për jetën

4 Prill 2021, 10:34| Përditesimi: 4 Prill 2021, 10:49

  • Share

Pogradec- Një 55-vjeçar ka rënë nga skela e një banese dhe është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Sipas informacioneve nga policia, shtetasi Flamur Kullolli ka qenë duke punuar në një banesë në qytetin e Pogradecit ndërsa gjatë punës ka humbur ekuilibrin.

55 vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në spital ndërsa policia po heton për zbardhjen dhe shkaqet e këtij aksidenti në punë.

‘Më datë 04.04.2021, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?