Foto ilustruese

5.6 milionë të huaj kanë hyrë në Shqipëri në vitin 2021! INSTAT: Rritje me 2.1 herë në krahasim me vitin 2020, por më pak se në 2019

25 Janar 2022, 13:59| Përditesimi: 25 Janar 2022, 14:08

  • Share

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2021 është 5.688.649, duke u rritur me 2.1 herë, në krahasim me vitin 2020. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë vitit 2021, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë, Spanja me 4.5 herë dhe SHBA me 3.9 herë, krahasuar me vitin paraardhës.

Por vetëm në Dhjetor 2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 267.409, krahasuar me Dhjetor 2020, ky numër është rritur me 47.9 %.

Ndërsa në vitin 2019, kujtojmë se në Shqipëri erdhën 6.406.038 shtetas të huaj.

Ndërkohë, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë në vitin 2021 është 4.190.786, duke u rritur 44.2 %, krahasuar me vitin e mëparshëm.


Hyrje-Dalje, dhjetor 2021 - dhjetor 2020

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?