TIRANË- Gjashtë humbje jete dhe 566 qytetarë të infektuarështë bilanci i covid 19 në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se viktimat janë të grumoshës 57-82 vjeç.
"Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: tre qytetarë nga Tirana të moshave 69-79 vjeç, një qytetar nga Fieri 57 vjeç, një qytetare nga Vlora 64 vjeçe, një qytetar nga Berati 82 vjeç", thuhët në njoftim.
Ndërkohë mësoghet se të shtruar në spitale janë 137 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë 6444 pacientë aktivë me COVID-19.
"Janë kryer 3677 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 566 qytetarë, në këto bashki: 262 në Tiranë, 48 në Fier, 27 në Durrës, 17 në Shkodër, 16 në Kamëz, 14 në Berat, nga 13 qytetarë në Vlorë, Lushnje, 12 në Gjirokastër, 11 në Krujë, 9 në Sarandë, nga 8 qytetarë në Lezhë, Patos, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Elbasan, Dimal, Vorë, Kukës, nga 5 qytetarë në Shijak, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, 4 në Devoll, nga 3 qytetarë në Poliçan, Kuçovë, Korçë, Përmet, Delvinë, Kurbin, Mirditë, Tropojë, nga 2 qytetarë në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Kavajë, Mat, Roskovec, Himarë, Konispol, Libohovë, Skrapar, Peqin, Librazhd, nga 1 qytetar në Memaliaj, Divjakë, Klos, Dibër, Has, Pukë. Janë 6444 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin", njofton Ministria e Shëndetësisë.
Statistika (21 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 566
Të shëruar në 24 orë 513
Të shtruar në spitale 137
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3677
Testime totale 1,273,212
Raste pozitive 180,029
Raste të shëruara 170,730
Raste Aktive 6444
Humbje jete 2,855
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 3208
Fier 778
Durrës 744
Shkodër 446
Elbasan 237
Korçë 185
Gjirokastër 181
Berat 175
Lezhë 172
Kukës 136
Vlorë 115
Dibër 67
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër i ka vene drynin klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare 'Avni Rustemi' në Bashkinë e Libohovës. Shkak është bërë prekja e 8 nxënësve me COVID-19, që përbëjnë afro gjysmën e klasës.
Izolimi i nxënësve të prekur dhe mbyllja e klasës ndërmerret në kushtet e ndërprerjes së zinxhirit të infektimit për te nxënësit e tjerë të klasës. Nxënësit nuk do të zhvillojë mësim për 2 javë.
Ndërkohë janë mbyllur edhe dy zyra te Kadastra e Gjirokastrës dhe një zyrë te Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA), pasi janë konstatuar punonjës të prekur me COVID.