Mahmut Gjuzi dhe Merushe Gjuzi në emisionin 'Pa Gjurmë'

57-vjeçarja Merushe Gjuzi u hodh nga furgoni pas sherrit me burrin dhe gjeti vdekjen, lihet në burg 68-vjeçari në Elbasan

24 Tetor 2023, 15:25| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 15:30

  • Share

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit dhe prokuroria kanë vendosur masën 'arrest me burg' për bashkëshortin e 57-vjeçares Merushe Gjuzi, e cila u vetë hodh nga furgoni i fshatit Papër, pak ditë më parë në aksin Elbasan-Peqin, e për pasojë ndërroi jetë.

68-vjeçari Mahmut Gjuzi, u arrestua një ditë më pas më (21 tetor) nën akuzën e "Dhunës në familje" dhe "Shkaktimi i vetëvrasjes".

Dhuna psikologjike që Gjuzi ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij dyshohet të jetë shkaku i ngjarjes së rëndë. Në kushtet e një gjendje të rënduar psikologjike dhe pas një sherri me burrin, 57-vjeçarja dyshohet se u hodh nga furgoni me të cilin po udhëtonte drejt Funarit bashkë me miken e saj, për të blerë misra me qëllim tregtimin e tyre.

Shoqja e viktimës ka dëshmuar se 57-vjeçarja kishte debatuar me bashkëshortin dhe pas sherrit mund ta ketë ndërmarrë aktin e rëndë. Merushe Gjuzi ishte ulur në vendin e pasmë dhe krejt papritur hapi derën e furgonit dhe u hodh. Ndonëse të gjithë pasagjerët zbritën për t’i dhënë ndihmën e shpejtë, përplasja ka qenë fatale.

Historia e trishtë e Merushe Gjuzit, një gruaje të fortë e ndau edhe Report Tv, kur së bashku me bashkëshortin e saj trokitën në emisionin ‘Pa Gjurmë’ ku kërkonin të bijën Eligerta Gjuzin, e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej vitit 2013.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?