DURRËS- Anija "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe në të cilën u kapën 59 kg kokainë do të vijojë të jetë e sekuestruar. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. Kompania ka kërkuar heqjen e sekuestros, mirëpo një kërkesë e tillë nuk është miratuar nga Gjykata.
Prej 16 Majit, kur kanë kaluar mw shumw se 1 muaj, nuk ka asnjë person të arrestuar, anija është sekuestruar, ndërsa stafit të anijes i është ndaluar largimi nga Shqipëria. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se pjesa më e madhe e qymyrgurit që ndodhej në bordin e anijes siç dhe shihet në foto, ishte porositur nga një kompani shqiptare që operon në biznesin e kromit.
Kokaina u gjet në hambarin e anijes "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe deri më tani bëhet fjalë për 59 kg. Policia bëri kontroll me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën.