59 shqiptarë të kthyer nga Greqia e Maqedonia karantinohen në hotel në Pogradec, bashkia ushqim falas (VIDEO)

18 Prill 2020, 16:26| Përditesimi: 18 Prill 2020, 16:41

  • Share

59 shqiptarë janë karantinuar në një hotel në qytetin e Pogradecit. Ata kanë hyrë në Shqipëri nga pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe Kapshticës. Bashkia Pogradec ka marrë përsipër furnizimin për 3 vakte për të gjithë shtetasit shqiptarë që janë akomoduar në hotel për 14 ditë.

Furnizimi me ushqime është bërë në bashkëpunim edhe me biznese në Pogradec. Ndërkohë punonjësit e bashkisë do organizohen edhe për servirjen e vakteve ushqimore. Në varësi të gjendjes ekonomike të emigranteve shqiptarë, pas verifikimeve bashkia do të marrë përsipër pjesërisht për një pjesë të tyre edhe pagesën e qëndrimit në hotel.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?