Detaje të reja kanë dal nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj, ku 59-vjeçari, Ekrem Sadiku ka plagosur me thikë katër persona, mes tyre edhe një 10 vjeçare.
Mësohet se të lënduarit janë 2 djemë dhe 2 vajza të mitura, të cilat para se të qëlloheshin me thikë kishin shkuar për vizitë tek të afërmit në Ferizaj, sipas Klankosova.
“Pasditen e sotme rreth orës 15:40 ka ndodhur një rast i rëndë në Ferizaj, ku një 59-vjeçar, Ekrem Sadiku ka therur katër persona, kalimtar të rastit. Motivet ende nuk dihen. Këta kalimtarë janë dy vajza dhe dy djemë, vajzat nën moshën 18-vjeçare, dhe dy djem të moshës madhorë. Kemi mësuar se këta persona janë të komuniteteve joshumicë, dy vajza që kanë qenë mysafirë në Ferizaj. Policia po heton rastin”, tha gazetarja Çliresa Hasani.
Lajmi kryesor:
Kosovë/ Tronditet Ferizaj, 59-vjeçari godet me thikë 4 persona në rrugë, mes tyre një 10-vjeçare! FOTO e autorit
S.B/ReportTv.al