Bota

59-vjeçarja italiane përdhunohet dhe vritet në Republikën Dominikane, gjendet e ngrirë në frigorifer

23 Janar 2021, 12:47| Përditesimi: 23 Janar 2021, 12:50

  • Share

Një grua 59-vjeçare italiane nga Modena, u përdhunua dhe u vra në Santo Domingo në Republikën Dominikane, ku ajo jetonte prej dhjetë vitesh. Vrasësi kishte vendosur trupin e gruas në Claudia Lepore, në një frigorifer ku kishte qëndruar për të paktën tre ditë.

Hapja e frigoriferit bllokohej nga një shkallë dhe nuk përjashtohet mundësia që gruaja të kishte ngrirë për vdekje brenda. Viktima ishte e lidhur dhe goja i ishte mbyllur me një fashë.

Lajmi u bë i ditur nga “Il Resto del Carlino” në Modena. Sipas hetimeve, siç raportohet nga shtypi dominikan, motivi është i një natyre ekonomike. Denoncimin për zhdukjen e gruas e kishte bërë shoqja e saj Ilaria Benati nga Modena, megjithatë edhe ajo është nën hetime pas zbulimit të disa mesazheve të dyshimta.   Ajo së bashku me një tjetër italian, Jacopo Capasso, një zhvillues i pasurive të patundshme nga Bavaro, dhe Antonio Lantigua alias ‘El Chino’ që konsiderohet autori i vrasjes. Ky i fundit u rrëfye dhe tashmë është në burg. Ai ishte “punësuar” nga dikush për të kryer vrasjen kundrejt 200 mijë pesove (pak më pak se tre mijë euro

Viktima kishte menaxhuar B&B 'Villa Corazon' me Ilaria Benati , por pas vendimit të saj për tu larguar ajo kishte pas probleme me  ish-ortaken e saj.
 Kohët e fundit, sipas thashethemeve, të dy gratë ishin afruar por mosmarrëveshjet e një natyre ekonomike në lidhje me menaxhimin e hotelit mbetën . Autoritetet Dominikane kanë arrestuar Antonio Lantigua dhe tani po kërkojnë konfirmimin e autorëve të vrasjes.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?