5-vjeçari humbi jetën në aksident në Kombinat 5 vite më parë, ekspertët nxjerrin fajtor fëmijën: Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor! Shoferi i dehur lihet i lirë

18 Janar 2022, 21:32| Përditesimi: 18 Janar 2022, 21:41

  • Share

Kadri Malka nga Korça, nipi i të cilit, 5 vjeç, humbi jetën pasi u përplas nga një makinë në vitin 2017, ka hedhur dyshime mbi mënyrën e hetimit të kësaj ngjarje, ku shoferi i automjetit ka dalë i pafajshëm.

I mituri u përplas për vdekje nga një furgon në Kombinat, por aktet e ekspertimit të bëra mbi ngjarjen flasin ndryshe dhe fajtor nxjerrin të miturin 5 vjeçar. Malka thotë se janë bërë dy akte ekspertimi. Në aktin e parë të ekspertimit thuhet se fëmija  është futur në mes të gomave të furgonit, por nuk pati dëmtime të rënda. Në aktin e dytë thuhet se koka e fëmijës u gjet pas gomës së furgonit, por serish jo shumë e dëmtuar.

Dhe sipas këtij akti goma ka bërë një gjysmë rrotullim mbi kokën e fëmijës dhe sipas ekspertëve koka e  të miturit vetëm është gërvishtur. Gjithashtu këta ekspertë dalin në përfundimin se ka qenë një tjetër mjet që ka goditur fëmijën me pasojë vdekjen, dhe që është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë që shoferi i cili ishte në gjendje të dehur u la i lirë pikërisht nga ky akt ekspertimi dhe nuk pati asnjë pasojë ligjore.

“Por si nuk mund të dëmtojë shumë goma e një furgoni kur të kalon sipër kokës ?” pyet me të drejtë gjyshi i 5 vjeçarit të ndjerë.  Gjithashtu ai shpjegon se në aktin e ekspertimit thuhet se shoferi ishte i dehur, por po ecte me shpejtësi 20 km në orë dhe ka frenuar. Distanca e frenimit është shënuar 1.9 metra gjë që s’mund të ndodhë. Por mbi të gjitha thotë Malka, në aktet e ekspertimit thuhet se ka qenë fëmija që 'ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor”. "Se si mund të shkel ligjin një fëmijë 5 vjeç e 7 muaj kjo nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës”  thotë qytetari nga Korça .

Duke kërkuar drejtësi, Malka  u është drejtuar të gjitha instancave ligjore të shteti dhe përgjigjja që ka marrë është se akoma nuk është gjetur makina që ka goditur fëmijën. Për këtë arsye i ka shkuar një shkresë Komisariatit nr 6 në Tiranë nga prokuroria për gjetjen e automjetit që shtypi fëmijën. Dhe në pritje të përgjigjes nga komisariati prokuroria ka pezulluar hetimin.

Dy aktet e ekspertimit e nxjerrin fëmijën në dy pozicione të ndryshme. Sipas tyre shkak i aksidentit ka qenë një tjetër automjet dhe jo shoferi apo furgoni që fëmija ju gjet afër gomës. Gjykata ka vendosur rikthim të hetimit. Prokuroria pas vendimit të gjykatës  ka pezulluar çështjen duke ngarkuar Komisariatin nr.6 të gjej shoferin tjetër që sipas tyre ka goditur fëmijën./ TCH

 

Pjesë nga aktet e ekspertimit dhe dosja hetimore
 

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Berlinezi: 20/01/2022 20:51

    Si ju lutem??? Nje Femije 5 Vjec nxirret nga *Ekspertet* Fajtor se ka shkelur Rregullat e Qarkullimit dhe Shoferi i dehur lihet i lire??? Cfar *Ekspertesh* jane keta Idiota??? Cili femije 5 vjecar i njeh Rregullat e Qarkullimit o *Eksperte* pa Tru ne Koke. O Gjygjtare te manipuluar dhe te blere me Para, ju vrafte Haku i atij Femije se nje pesevjecar nuk mund te jete kurrsesi Fajtor se nuk di cfar ben dhe nuk ka Kujdesin dhe Llogjiken e nje te Rrituri.

    Përgjigju
  • Alb: 18/01/2022 23:22

    Nxirrja dhe emrin ati thropit te opgj ta shikojne dhe sa denoncime ka te shcba se e ka ber rruge sben akt ekspertim fare ose e ndryshon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?