“Dua një kukull”, thotë Ajsel Dora, vetëm 5-vjeçe. E vogla nuk lëviz nga shtrati prej dy javësh, pasi ka kryer një operacion të vështirë në kokë. Prindërit të pikëlluar, thanë se mjekët dyshojnë për tumor.
“Ka rreth 2 javë që është operuar ne kokë. Ka sëmundje të rëndë. Zoti qoftë me fëmijën tim!”, tha Altin Dora, babai i 5-vjeçares.
Neurokirurgu, Artur Xhumari, i kontaktuar nga Report TV, tha se Ajsel Dora është diagnostikuar me tumor beninj. Ndërhyrja e parë kirurgjikale është kryer me sukses dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë në muajt në vijim. Xhumari thekson se pranë Shërbimit të Neurokirurgjisë në QSUT, të gjitha ndërhyrjet dhe trajtimet kryhen pa asnjë kosto financiare. Fakt që u pohua në intervistë dhe nga babai i të miturës.
“Nuk kemi paguar para në spital”, tha ai.
Por pavarësisht kësaj, prindërit Altin dhe Ornela Dora kërkojnë ndihmë dhe mbështetje si nga shteti ashtu dhe nga fondacionet private. Kjo pasi, nëna e Ajselit trajtohet me pension invaliditeti, ndërsa i ati është i papunë.
“Shumë e vështirë, kam lindur invalide. Ju lutem gjithë shqiptarëve të vënë dorën në zemer, për një shtëpi për gocën se shumë keq jemi. Vajza ka tumor në kokë...”, tha Ornela Dora.
“Kërkojmë ndihmë financiare, por edhe nje shtepi pasi ketu ku jetojmë me qira. Gruan e kam invalide, unë nuk punoj mbaj fëmijët”.
Çifti me dy fëmijë të vegjël jetojnë në shtëpi me qira në Cerrik dhe pensioni i invaliditetit me vlerë 40 mijë lek në muaj është e vetmja e ardhur për ta.
“Të ardhurat nga KEMP-i i gruas. Ato nuk dilnin as përpara pa le tani që na ra halli. Të më ndihmojnë për një shtëpi se jemi me qira”, thanë çifti Dora.
Ata kanë hapur dhe një numër llogarie, ku kërkojnë mbështetjen e shqiptarëve.
po tek ministria e shendetesise pse nuk shkoni. mund tju mundesojne trajtimin ne itali te ketyre tumoreve, pasi ne shqiperi nuk ka kapacitete
PërgjigjuSapo kalova 100,000 lek te reja ne llogari. Zoti e ndihmofte Ajselin e vogel
PërgjigjuDua te ahikoj ate qelbesirin kryeministrin bashke me ata larot qe i qendrojne mbrapa te shkojne te shtepia e femijes dhe ti ndihmojne dhe mos te dalin neper tv duke ber propagande
PërgjigjuNdihmoni o njerez. Eshte engjell qe kerkon jete
Përgjigju