KQZ dijeni vetëm për 3 bashki pa kryetarë, Meta letër Kryeministrisë: Kërkoni zgjedhje të parakohshme, por s’më informoni zyrtarisht! 2 pyetjet që duhet të më përgjigjeni sa më shpejt

17 Janar 2022, 13:28| Përditesimi: 17 Janar 2022, 23:05

  • Share

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një shkrese zyrtare i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta i cili kërkoi informacion në lidhje me vakancat në pozicionet e kryetarëve të bashkive. KQZ njofton Presidentin se bashkitë pa kryetar janë Vora, Dibra dhe Shkodra, ndërsa nënvizon se nuk ka dijeni për Lushnjën, Rrogozhinën dhe Durrësin, pasi duheshin informuar nga Këshilli i Ministrave.

Nisur nga ky informacion, pasditen e kësaj të hëne, kreu i shtetit i është drejtuar kryeministrisë për një informacion të detajuar. Ai ka “sulmuar” kryeministrinë ku thotë se ndonëse nga njëra anë i kanë kërkuar presidentit që të shpallë zgjedhjet e parakohshme, nga ana tjetër nuk e kanë informuar zyrtarisht për Bashkitë që nuk kanë një kryetar. Për rrjedhojë, ai i kërkon Kryeministrisë që t’i përgjigjen sa më shpejt 2 pyetjeve.

“-Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore - Bashki, (përpos informacionit të sjellë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 Janar 2022, sipas informacionit, vlerësimit dhe vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave, Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.

-Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilit është i nevojshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë”, shkruan Meta.

Edhe pse kritikoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese President i njohu zgjedhjet e ç’dekretuara prej tij të  30 qershorit,  duke u angazhuar  për t’i hapur dritën jeshile  realizimin e lokaleve  të pjesshme të bashkive pa kryetar,  disa prej të cilëve u zgjodhën në 30 Qershor. Meta i dërgoi letër kreut të KQZ Ilirian Celibashi duke kërkuar informacion për vakancat në disa bashki të vendit.

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019, e cila rrëzoi kërkesën e Shoqatës së Bashkive, të cilat pretendonin jo kushtetuetshmërinë e zgjedhjeve, tashmë Presidenti i Republikës do të duhet të përcaktojë një datë zgjedhjesh të parakohshme për 6 bashki në vend, të cilat janë pa një kryetar të zgjedhur.

Socialistët janë shprehur gati për një përballje të parakohshme elektorale lokale me demokratët në 6 bashki. Deri para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Ilir Meta pati refuzuar të dekretojë një datë për zgjedhje në ato bashki, të cilat humbën kryetarin rrugës, pasi nuk pranonte të njihte 30 qershorin. Pritet që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme lokale në Shkodër, Durrës, Vorë, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Nga 6 bashki, Shkodra është e vetmja që drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, pasi Voltana Ademi vendosi të qëndrojë në detyrë, ndërsa 5 bashkitë e tjera vijojnë punën me kryetar të komanduar.

Durrësi dhe Dibra mbeten pa kryetar për shkak se Dionis Imeraj dha dorëheqjen, ndërsa një deklaratë e pamenduar gjatë tërmetit të nëntorit 2019 do i kushtonte mandatin kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako. Ndarja nga jeta e Haxhi Memollës la pa kryebashkiak të zgjedhur Rrogozhinën.

VAKANCAT NË BASHKI: Valdrin Pjetri, Shkodra, për shkak të dekriminalizimit; Valbona Sako, Durrës, për shkak të dorëheqjes; Agim Kajmaku, Vorë, për shkak të dekriminalizimit; DionisImeraj, Dibër, kandidoi për deputet; Haxhi Memolla, Rrogozhinë, ndahet nga jeta; Fatos Tushe, Lushnjë, u mor i pandehur nga SPAK për korrupsion.

Ora 19:31
Pas përgjigjes së KQZ, Meta letër Kryeministrisë: Kërkoni shpallje të zgjedhjeve, por s’më keni informuar se cilat janë Bashkitë pa kryetarë! 2 pyetje që pres t’i përgjigjeni sa më shpejt

Pas përgjigjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për bashkitë pa kryetarë, Presidenti Ilir Meta i kërkon Kryeministrisë informacion mbi bashkitë që nuk kanë një kryetar. Në letrën e tij, Meta ‘sulmon’ kryeministrin, ku thotë se edhe pse ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nga ana tjetër nuk e ka informuar presidentin zyrtarisht dhe sipas ligjit se në cilat bashki ka vende vakante. Nisur nga kjo, ai i drejtohet kryeministrisë me 2 pyetje.

‘Organi fundor që merr dijeni për përfundimin përpara kohe të mandatit është Këshilli i Ministrave, i cili sipas nenit 62 të po këtij ligji është dhe organi 2 kompetent që vendos shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, dhe që sipas procedurës duhet të njoftojë Presidentin e Republikës për vijimin e procedurave të mëtejshme për caktimin e datës së mbajtjes së zgjedhjeve, sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Megjithatë, referuar sa më sipër, nga ju nuk është përcjellë deri më tani një informacion i tillë, ndërkohë që Kryeministri publikisht ka mbajtur qëndrimin se shpallja e zgjedhjeve të pjesshme vendore është kompetencë e Presidentit, por pa e njoftuar këtë të fundit zyrtarisht dhe sipas ligjit.

Në këto kushte, përpos informacionit të sjellë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 92/h të Kushtetutës, kërkon nga Këshilli i Ministrave të informohet mbi:

-Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore - Bashki, (përpos informacionit të sjellë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve) në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 Janar 2022, sipas informacionit, vlerësimit dhe vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave, Kryetarëve të Bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.

-Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilit është i nevojshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë.I nderuar Zoti Agaçi,

Kërkojmë që ky informacion të jetë i saktë, i plotë dhe me të dhënat e nevojshme, si dhe të përcillet sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti i Republikës, të procedojë më pas për zgjidhjen e kësaj situate në interes të të gjithë qytetarëve të bashkive pa kryetarë, përmes nxjerrjes së dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve për të gjitha ato bashki pa kryetar", thuhet në letër. 

 

 

 

 
K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bashkite: 17/01/2022 16:35

    Nxirreni per zhelesh kete mafioz nga presidenca, kerkon te testoj shqiptaret te beje rremuja per gjoja zgjedhje te pjesshme vendore. Me nje gur vret dy zogj,mendon te blej votat e demokrateve qe mbeshtesin berishen(nen siglen e leshelise+votat e partise hajdute) te perballen me mbeshtetesit e bashes, e te behet kryetari opozites. Po lesht e currit do marri, zgjedhjet i fiton ps-ja, e likes e silikones futuni preshin, kellirave te lalzit te vjedhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?