6 dhjetori i Berishës/ Ahmetaj: Do qëndrojmë me duar në xhepa për 4 orë! Karaj: Policia të marrë parasysh më të keqen! Muça dhe Beqiri: Rama s'dëmtohet nga 2 pleshta

29 Nëntor 2022, 22:12| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 06:56

  • Share

6 dhjetor, kur liderët e Bashkimit Europian do të mbërrijnë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, Sali Berisha ka paralajmëruar protestë, ku do t’i bashkohet dhe Ilir Meta me mbështetësit e tij. Në Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga, anëtari i Këshillit Kombëtar PD Bislim Ahmetaj u shpreh se bëhet manifestim paqësor për t’i treguar Europës se e refuzojnë këtë qeveri.

Nga ana tjetër, juristi Leonard Karaj u shpreh se policia do të ketë detyrën më të vështirë pasi mund të ketë incidente, pavarësisht se opozita shprehet se do të qëndrojnë të qetë.

Bislim Ahmetaj: Protesta bëhet për t'i thënë se jemi nën regjim. Pse opozita ka vendosur që të jetë në shesh? Do të jetë në shesh dhe akoma më paqësore. Me duar në xhepa do të rrijë dhe do tregojë se refuzon këtë qeveri që do hidhet poshtë me vota. Policia ka bërë shkelje të Kushtetutës, nuk i kërkohet leje thjesht lajmërohet se cila do të jetë koha e mbajtjes. Protesta do të jetë 4 orë. Policia duhet të marrë masa që të japë siguri. Policia nuk është e çmendur, vetëm në Iran përplasen me qytetarët. Ne po bëjmë manifestim paqësor me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe duhet të ruajë perimetrin e sigurisë pranë institucioneve.

Leonard Karaj: Protesta reale kanë bërë vetëm studentët dhe partitë politike. Në Shqipëri nuk ka sindikata dhe është naive të thuash pse protesta e zhvillon një parti politike. Të thuash që po bëjmë protestë të na shohë Scholz apo Macron, nuk është argument. PD po bën protestë për ti treguar Edi Ramës se bëj protestë dhe në ditën më të shënuar sa i përket mendjes tënde, edhe atë ditë ta bëj. Halli më i madh është te policia. Është ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’. Policia ka plan masash që s’dalin asnjë milimetër nga perimetri. Po mirë del një budalla, bën një incident, duhet të marrë parasysh edhe e keqja më milimetrike.

Gazetari Flogert Muca shprehet se nuk dëmtohet Edi Rama nga kjo protestë. Në të njëjtën linjë qëndroi edhe avokati Idajet Beqiri. Sipas tij, kreu i qeverisë e lejon këtë protestë por do t’i mbajë larg për të shmangur incidente ndërsa Berishën dhe Metën i quan ‘pleshta’ nga të cilët s’do vuajë Shqipëria.

Flogert Muça: Ditën kur ka mësuar se ku do të mbahet samiti, ka shpallur se kur do të mbahet protesta. S’ka shqiptar që qëllon Macron apo Scholzin. Po të ishte ndonjë britanik, do ishte doktori që mund ta qëllonte. Doktori do konfrontim dhe ka zgjedhur vendin se e dinte përgjigjen. Nuk dëmtohet Edi Rama.

Idajet Beqiri: Edi Rama fiton sërish se lejon protestën edhe në këtë rast. Thjesht do ti mbajë larg që të mos kalojnë andej. Më parë thanë do shkulet kryeministria por Ramës nuk iu bë syri tërr fare. Kur ka ndodhur ndonjëherë që të vijnë burrat më të shquar të BE të vijnë në vendin tënd? 27 bashkë s’ka ndodhur kurrë. Kemi 2 pleshta, Saliun dhe Ilirin, por s’do vuajë Shqipëria për këta 2 pleshta.

Ndonëse, Policia e Shtetit i ka refuzuar kërkesën e Rithemelimit për të zhvilluar protestën më 6 dhjetor në Bulevard me argumentin se cenohet siguria kombëtare, Berisha ka shpërfillur duke theksuar se do të mblidhen para Kryeministrisë dhe do të derdhen në sheshe, ndërsa qëndrimit të tij ju bashkua sot edhe Ilir Meta. Sipas dokumentit të siguruar nga Shqiptarja.com policia i bën me dije të gjitha rrugët të cilat janë caktuar si perimetri i sigurisë dhe brenda këtij perimetri nuk lejohet organizimi i protestës, por që mund të zhvillohet në një vend tjetër.

Ora 22:26
Protesta e 6 dhjetorit/ Muça: Berishës i ikën mendja kur ka qetësi! Për shpirt i vë flakën por s’ja mban

 

Gazetari Flogert Muça ka debatuar me anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Bislim Ahmetaj në studion e ‘Repolitix’ për protestën e 6 dhjetorit.

Flogert Muça: Duhet të ulni kokën për 21 janarin. Për vrasjet që keni bërë duhet të ulni kokën dhe të kërkoni ndjesë.

Bislim Ahmetaj: Duhet të ulë kokën Edi Rama.

Flogert Muça: Vrasësit nuk i falet asgjë.

Bislim Ahmetaj: Ne jemi parti e votës së lirë jo e plumbave.

Flogert Muça: S’jua mban se për shpirt i vini flakën. Saliut i ikën mendja kur ka qetësi. Jam kundër çdo njeriu që qëllon.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • TA RRASI: 30/11/2022 07:55

    Shikoni se çfar niveli kan kta të partis anti Shqiptare partis wc pd . Shikoji se çfar flasin e bërtasin tani shajn lyl bashën deri dje bënin kryq për lyl dylin. Të till skarcitete jan kta jashqitje e kombit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?