LEZHË- Kanë rinisur kërkimet për të gjashtë ditë me radhë për trupin e 10-vjeçarit që u mor nga rrjedha e lumit Fan në Mirditë. Deri tanë nuk asnjë shenjë për gjetjen e trupit megjithatë polumbarët e RENEA-s po punojnë intensivisht për gjatë rrjedhës së lumit.
Ditën e djeshme u bë edhe kontrolli në urën e prishur pas devijimit të rrjedhës së lumit ku dyshohej që mund të ishte trupi i 10-vjeçarit, po pa sukses.
Sipas të dhënave 17 polumbarët e ardhur nga Tirana të ndihmuar edhe nga banorët e zonës që sot janë të shumtë në numër kanë rifilluar përsëri kërkimet nga të dy anët e lumit Fan.
Kërkimet do të vazhdojnë edhe ditën e sotme përgjatë rrjedhjes së lumit, por edhe tek digë e HEC-it në Reps të Mirëditës. Megjithëse kanë filluar shirat në këtë zonë kërkimet vazhdojnë me intensitet.