Politikë

Zgjedhjet në PD, mbështeti Agron Shehajn duke e uruar 'Të priftë e mbara', Stresi ndërron mendje pasi merr telefonatën urgjente nga Tirana: Kryetar është vetëm Lulzim Basha

7 Qershor 2021, 17:27| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 18:30

  • Share

Garës për kryetarin e ri të PD-së po vjen fundit ku të dielën më 13 qershor demokratët do i drejtohen kutive të votimit për të vendosur se këto do të kenë drejtues të partisë së tyre. Ndërsa gara po zhvillohet mes Lulzim Bashës, Agron Shehaj, Edith Harxhit dhe Fatbardh Kadillit, kanë filluara që edhe preferencat të shprehen hapur 6 ditë para zgjedhjeve në PD.

Pasi Gazmend Bardhi doli në mbështetje të Lulzim Bashës, edhe Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, ka mbështetur publikisht kandidaturën e Agron Shehajt.

Mbështetësi i flakët i demokratëve dhe Sali Berishës, duket se në krye të PD preferon që të jetë Agron Shehaj, i cili duhet theksuar se është votuar shumë nga demokratët edhe gjatë zgjedhjeve të 25 prillit.

Stresi ka komentuar në një postim të Agron Shehjat në facebook ku shkruan “Të priftë e mbara”, duke lënë të kuptohet se në këtë garë mbështet Shehajn.

Kjo mbështetje duket se nuk është pritur mirë nga PD, pasi Stresi shprehet se ka  marrë një telefonatë urgjente nga Tirana duke bërë që ai të dalë me një reagim për të hedhur poshtë mbështetjen e tij për Agron Shehaj dhe të thotë se  kryetar i PD-së është vetëm Lulzim Basha .

Ora 18:18
Mbështeti Agron Shehajn, Stresi ndërron mendje pasi merr telefonatën urgjente nga Tirana: Kryetar është vetëm Lulzim Basha

Një telefonatë urgjente nga Tiranë ka bërë që Stresi, në Angli, të dalë me një reagim për të hedhur poshtë mbështetjen e tij për Agron Shehaj. Stresi shprehet se është telefonuar nga babai i tij, Sali Lushaj, ish bodyguard i Sali Berishës, ku thotë se ka reaguar i alarmuar pasi ka lexuar lajmet se po mbështet Agron Shehajn.

Stresi në video shprehet se ai ka respekt të madhe për Agron Shehaj dhe se ka mbështetur çdo kandidat në zgjedhje, por se kryetar i PD-së është vetëm Lulzim Basha .

"Më ka marrë gjithë shtëpia në telefon Arkimed ca ke bo, 's'kam bo gjo mor bab'. Jo se lexoj portalet se po mbështet zotin Shehaj për zgjedhjet në PD. Jo mor bab unë i kam mbështetur të gjithë kandidat gjatë fushatës, por PD do të ketë vetëm dhe të vetmin Lulzim Basha dhe i them mediave të mos shpifin se kurrë se kam thënë atë. Kam shumë respekt për Agron Shehajn, por kryetar i PD është Lulzim Basha", shprehet Stresi në video.

Komento

Komente

  • Adi: 08/06/2021 12:36

    Deri këtu ka ardhë Shqypnija....me krye në llaç se nga hiri del shpejt

    Përgjigju
  • Eri: 07/06/2021 20:25

    Nuk kuptoj perse publikoni mendimet e nje plere qe duhet te ishte ne burg.Kujt i plasi bytha se per ke voton ky mut.Ju lutem mos na e nxirni me ne gazeten tuaj

    Përgjigju
  • samiu: 07/06/2021 20:23

    Ja kjo eshte PD, parti banditesh, pse nuk bene Stresin birin e kriminelit kryetar....

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP LEKA [ KEPI ]: 07/06/2021 19:10

    Ore po si ka mundësi që i vini rëndësi shtresit me fytyr bajg lope. Po ky është turpi i njerzimit injorant e analfabet. Zhgënjim që REPORT Tv meret me kto fytyra bajg lope.

    Përgjigju
  • Jimmy: 07/06/2021 19:03

    Cmerreni me kete mother fucker! Ky kokrra e legenit keta jane ata pd qe duhen zhdukur!keta jane gangrena e pd.

    Përgjigju
  • Jemi ne: 07/06/2021 18:27

    Ca esht ky qe ka rensi menimi ktij. Apo sanme shum llum aq me i preferum

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?