Foto ilustruese

6 drejtorë në 9 muaj në Kadastrën e Vlorës/ PD: Askush nuk pranoi që të shkonte në burg se Rama donte të bëhej pronar i bregdetit të Jalit

2 Qershor 2020, 13:41| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 13:48

  • Share

TIRANË- Për Partinë Demokratike, pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme në kadastrën e Vlorës, fshihet kryeministri Edi Rama.

Me anë të një deklarate për mediat, PD akuzon se kjo po bëhet me qëllim për të grabitur bregdetin e Jalit. Për, ta kjo është një dëshmi e pastër sesi kjo qeveri nuk qeveri për qytetarët, po për oligarkët.

"Dorëheqja e gjashtë në Kadastrën e Vlorës është dëshmia më e pakundërshtueshme se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera. Vizitat qesharake blic të Erion Braçes dhe urdhrat e pavlerë politikë të Edi Ramës për t’i falur bregdetin e Jalit mikut të tij, kanë përfunduar në koshin e plehrave. Nëse Edi Rama do të kishte harxhuar kaq shumë kohë dhe energji jo për të grabitur prona, por për problemet e vërteta të qytetarëve, sot nuk do të ishin në prag falimentimi me mijëra biznese. As i shtati i komanduar sot në Vlorë nuk ka për të zgjatur, sepse askush nuk është i gatshëm te shkojë në burg për të bërë Edi Ramën pronar të paligjshëm edhe të bregdetit të Jalit", akuzon PD-ja.

Ky reagim i PD-së vjen pasi ditën e sotme u largua drejtoresha e komanduar Viola Hima, dhe në vendin e saj u caktua Jurgen Pilkati.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?