Lukaku feston pas golit të parë

6 gola në 'Giuseppe Meazza', Interi fitore 'me zemër' kundër Sassuolo-s (VIDEO)

13 Maj 2023, 22:42| Përditesimi: 13 Maj 2023, 22:43

  • Share

Interi fitoi 4-2 me Sassuolon për javën e 35-të në Serie A. Ndeshja prodhoi gjashtë gola, dy të anuluar me VAR, autogol dhe grintë sportive. Dueli u hap nga Lukaku në minutën e 41, teksa më pas Tressoldi shënoi në portën e tij duke dërguar Interin në 2-0 në minutën e 55-të. Më pas ishte Lautaro që në të 58 minutë u duk se arkivoi pikët me golin e 3-0, teksa Henrique dhe Frattesi shënuan për Sassuolon duke bërë që Interi të dridhej. Do duhej Lukaku me dopietë në minutën e 89 për të shënuar golin e qetësisë. Tanimë me 66 pikë, zikaltërit mbajnë vendin e tretë dhe janë gati për ndeshjen gjysmëfinale në Champions League kundër Milanit.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Milani humbet me Spezian, kuqezinjtë me mendjen te Interi! Skuadra e Inzaghit mund Sassuolo-n


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?