Festa e Muller pas golit

6 GOLAT/ 'Der Klassiker' flet për Bayern Munich, Tuchel ul nga 'froni' ish-ët e Dortmundit! Kryesojnë bavarezët

1 Prill 2023, 20:42| Përditesimi: 1 Prill 2023, 20:45

  • Share

Bayern Munich fitoi 4-2 me Borussia Dortmund për javën e 26-të në Bundesligën gjermane të futbollit. Trajneri i ri, Thomas Tuchel debuton me tri pikë në stolin e bavarezëve, teksa mposht ish-ekipin e tij, Dortmundin. Klasikja e futbollit gjerman prodhoi gjashtë gola në "Allianz Arena", me tifozët që shijuan spektaklin gjatë 90 minutave.

Sfida u hap në minutën e 13-të, teksa një gafë e portierit mik Kobel bëri që sfera të përfundonte në rrjetë. Në minutat 18 dhe 23 Muller dërgoi shifrat në 3-0 për vendasit, para se Coman në të 51 të shënonte për 4-0. Në minutat 72 dhe 90, Dortmund shkurtoi me Can (penallti) dhe Malen, teksa golat në fund mbetën vetëm në statistika.

Me këtë fitore, Bayern Munich merr kreun e Bundesligës me 55 pikë. Dortmund humbet vendin e parë dhe me 53 pikë qëndron në pozitën e dytë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?