TIRANË- Avokati mbrojtës i kompanisë ‘Alba Exotic’, në të cilën është kapur 6 herë kokainë, Baftjar Rusi tha se përgjegjësinë për transportin detar nga nisja në mbërritje e ka shoqëria e transportit dhe që nuk janë pronë e ‘Alba Exotic’. Rusi u shpreh se një grup kriminal fshihet pas trafikut, dhe kompania me pronar Eduard Dautin nuk është e përfshirë. Ai theksoi para gazetarëve se i janë drejtuar ambasadores së SHBA-së, një memo, të cilës i kërkon ndihmë për shkak se sipas tij firma në fjalë, është duke u trajtuar në mënyrë të padrejtë nga Gjykata, ndërkohë që i ka kërkuar ndihmë të drejtëpërdrejtë. Ai tha se duhet të që të kapin dhe të shohin kush kërkon që ta marrë drogën, krimi i organizuar ka kapur strukturat
‘Ne sigurisht, duke pasur pëlqimin e plotë nga presidenti i kompanisë zoti Eduard Dauti, po drejtohemi dhe flasim publikisht në mënyrë të përmbledhur, i kemi dërguar një letër ambasadës amerikane, ku i kemi kërkuar që të rritet kontrolli në konteinerët që vijnë nga vendet e Amerikës Latine.
Unë po u bëj me dije se kontrollet janë shtuar pas kapjes së sasisë së parë, në datën 17 Korrik është kapur kontenieri i dytë, ka ndryshuar mekanizmi, nuk futen te pjesa e mallit, por te pjesa e jashtme e frigoriferit, që nuk janë në dorë të kompanisë sonë.
Përgjegjësinë për këtë duhet ta mbajë kompania që ka bërë transportin, duhet të ndërhyhet dhe të merren kamerat e sigurisë të shohin se kush ka ndërhyrë që të fusë drogën në kontenier. Kjo shoqëri kaq e marrë qenka, që edhe pse është në hetim, të vazhdojë të bëjë trafik droge? Çfarë logjike ka në këtë rast?
Përgjegjësinë për transportin detar nga nisja në mbërritje e ka shoqëria e transportit, nuk janë pronë e Alba Ekzotic. Pse nuk shkojnë që të kapin dhe të shohin kush kërkon që ta marrë drogën, krimi i organizuar ka kapur struktura, ndaj i jemi drejtuar ambasadës amerikane, që kryeson Reformën në Drejtësi, i kërkojmë ndihmë të drejtpërdrejtë.
Ka të gjitha mundësitë që të angazhojë të gjitha strukturat ligjzbatuese”, u shpreh Rusi për mediat.
Pak ditë më parë në Portin e Durrësit, u kap sërish kokainë në konteinerët e kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’. Edhe pse menaxheri i saj Barjon Gumeni është në burg, ndërsa administratori i firmës Eduart Dauti, është në kërkim, trafiku i drogës ka vijuar, ku më 12 tetor u kapën 10 kilogramë e 185 gramë lëndë. Në dy nga konteinerët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, u gjetën 10 kilogramë e 185 gramë kokainë, e cila nga sa mësohet ishte fshehur në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë, një skemë e përdorur edhe më herët nga "Alba Exotic Fruit". Për këtë sasi droge të kapur sot është vënë në pranga administratori i ri i kësaj firme, Ermal Arapi.
Polici leshi.pse sekan lon dhe ta shikonin kush do e merrte ngarkesen. Atje jon nona e mashtrimeve. Te drejt ka avokati. Ato continjeret vijn ndoshta per naj njonin në port kurta boshatisin e hapin dhe e merrnin.
Përgjigju