Foto ilustruese

6 këshilla drejtuar shoferëve për udhëtimin me kujdes në ditët me mot të acartë!

16 Janar 2021, 22:53| Përditesimi: 16 Janar 2021, 22:55

  • Share

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka dhënë disa këshilla për  drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të veçantë gjatë udhëtimit në ditët me mot të acartë.

Në një kohë kur shumë nga rrugërt janë "pushtuar" nda dëbora dhe ngricat, DPSHTRR ka dhënë 6 këshilla shumë të vlefshme.

"1.Verifikimin që sistemet e ngrohjes së kabinës, xhamave dhe pasqyrave funksionojnë në mënyrën e duhur; Përdorimi i antifreeze për sistemin e ftohjes së motorit; 2. Qarkullimi vetëm me goma të përshtatshme për stinën e dimrit; 3. Mbajtja gjithnjë në makinë mjetet e domosdoshme për qarkullimin në temperatura ekstreme (zinxhirë, pastruese për akullin e xhamave, etj.) 4. Kur ka dëborë apo ngricë, koeficienti i fërkimit me asfaltin ulet ndjeshëm ndaj duhet ruajtur distanca e sigurisë shtesë nga mjeti që paraprin; 5. Mos kryerja e manovrave të nxituara veçanërisht në prani të dëborës; 6. Qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm me frenimin dhe rrotullimet e timonit", thuhet në njoftim.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • mali: 17/01/2021 00:33

    DREJTORIA E TRANSPORTIT RRUGOR KA HARRUAR piken e shtate ,,,qe para se te hipin ne makine duhet te bejne kontrollin apo testin mendor--psikopatik ne spital,,se nuk shpjegohet ndryshe ,,gjithe keto humbje jete nga makinat...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?