Në listën tuaj të synimeve për vitin e ri, ndoshta duhet të përfshini edhe përmirësimin e jetës tuaj seksuale nëse mendoni se koha e ka dobësuar atë. Për këtë arsye, po ju sjellim disa këshilla shumë të vlefshme.
Mësoni së bashku "shkencën e seksit"- Vini si synim të lexoni së bashku një libër për seksin, të dëgjoni një podcast për dashurinë së bashku, apo edhe të merrni pjesë në një seminar për shëndetin seksual për çifte.
Bëni udhëtime të shpeshta dashurie. Çdo herë në muaj, gjeni dikë që të kujdeset për fëmijën (nëse keni) dhe ikni për një fundjavë diku ku mund të eksploroni jetën tuaj seksuale.
Provoni diçka të re në shtrat çdo muaj, qoftë pozicioni, vendi, koha e ditës, ndihmat, lojërat etj.
Mësoni trupat tuaj. Kaloni kohë duke njohur vërtet me trupin e njëri-tjetrit dhe trupin tuaj.
Mos e anashkaloni vlerësimin. Një herë në muaj ose një ditë pasi keni kryermarrëdhënie seksuale, flisni për atë që ju pëlqeu më shumë në takimin tuaj të fundit seksual, cilat gjëra dëshironi të ndryshoni dhe çfarë mund të jetë argëtuese për të shtuar herën tjetër.