Një çift nga Meksika ka gjetur një mënyrë të çuditshme për të kursyer para. Si? Sa herë që kryejnë marrëdhënie, fusin 6 dollarrë në derrkuc.
26-vjeçarja Fanny Castellanos dhe i fejuari i saj 29-vjeçar Jesús ndanë sekretin e tyre të çuditshëm financiar në një video të TikTok që ka mbledhur 25 milionë shikime .
Gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit, çifti u përball me shumë probleme financiare. Kështu që janarin e kaluar bënë këtë zgjidhje. Brenda një viti, ata kanë kursyer 1320 dollarë, që do të thotë se në 12 muajt e fundit kanë kryer marrëdhënie 220 herë.
"Ne ishim të habitur, mbushja e tre derrkucëve ishte e pabesueshme ," tha 26-vjeçari për në një intervistë, duke thënë se kursimi ishte shumë më i lehtë kur ata po shijonin "çdo moment të shijshëm së bashku".