Ish-kryeministri, Sali Berisha

6 marsi, Berisha prezanton Bardh Spahinë në Postribë: Basha i përfshirë në korrupsion me qeverinë! Rama ka marrë paratë e inceneratorëve! Spahia: Basha na ka tradhtuar

22 Shkurt 2022, 18:05| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 18:10

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot në Postribë kandidatin e 'Shtëpisë së Lirisë' për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Bashkinë Shkodër, Bardh Spahinë. Berisha tha se këto zgjedhje janë në një moment historik për PD-në ndërsa theksoi se PD, për shkak të një udhëheqje të marrë peng nga qeveria, duke iu referuar Bashës, humbi misionin e saj.

"Këto zgjedhje, janë për kryebashkiakët, por këto zgjedhje janë në një moment historik për PD-në. Zhvillohen në një kohë kur PD, për shkak të një udhëheqje të marrë peng nga qeveria, humbi misionin e saj. U shndërruar në një fasadë të qeverisë. U bashkua me vepra korruptive me qeverinë. Për të qenë opozitë e vërtetë, duhet të kthejmë vlerat për të cilat jemi ndërtuar dhe njëra prej tyre është liria dhe të drejtat njerëzore. 100% e vërtetë, që adn e PD-së janë të përndjekurit politikë, se ata kanë sakrifica të pafundme për dinjitetin njerëzor. Sot përballë kandidatit tuaj, garon dhe kandidatja e Ramës, e cila përfaqëson armikun më të egër të Shkodrës, pas Enver Hoxhës’, - tha Berisha.

Ish-kryeministri foli nga Postriba edhe për çështjen e inceneratorëve. Ai theksoi se përfituesi më i madh i parave të korrupsionit është Edi Rama.

“Aferat më të mëdha korruptive kanë shpërthyer në këto kohë. Shqipëria renditet e dyta në botë për ryshfetin. Keni dëgjuar ju për aferën e djegësve, mbi 430 milionë euro. Njëri që u ndërtua ishte me materiale skrapi, por bashkia e Elbasanit nuk e merr në dorëzim, dy të tjerë nuk ekzistojnë. Ju dëgjoni të përmendet, Gugallja, Mërtiri, Zoto etj. Ata kanë abuzuar, shpërdoruar mijëra euro, para tuajat, të buxhetit të shtetit, tuaj, pasi buxheti vjen nga ju. Taksat japin të gjithë buxhetin. Ata u lejuaj të bëjnë rrush e kumbulla paratë tuaja, sepse ato para nuk janë as sa 1/10 që ka marrë Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, e Lefter Koka.”-tha Berisha.

Ndërsa kandidati i koalicionit 'Shtëpia e Lirisë' për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Shkodër, Bardh Spahia, deklaroi se Basha ka tradhtuar demokratët.

“Basha na ka tradhtuar neve si demokratë. Më 6 mars nis ndryshimi i madh në Shkodër e në mbarë Shqipërinë. Këto zgjedhje quhen vendore, por janë tërësisht politike, sepse ne e nisëm me primare, ku me votë të lirë anëtarët e PD zgjodhën përfaqësuesit e vet. Ndihem thellësisht mirënjohës prej besimit nga ju, por ndjej edhe peshën e besimit që ma keni dhënë. Më 6 mars le të nisë një erë e re dhe opozitë të re, në përballjen me kundërshtarin tonë politik historik, Ramën dhe mbështetësit e tij” - deklaroi Spahia.

 19 shkurt u hap zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme. Në 6 Mars do të zgjidhen kryebashkiakët e Shkodrës, Durrësit, Rrogozhinës, Lushnjes, Vorës dhe Dibrës, teksa tashmë kandidaturat janë bërë publike nga kryetarët e partive.

 

Ora 18:08
Bardh Spahia: Lulzim Basha ka tradhtuar demokratët! Më 6 mars nis ndryshimi i madh për Shkodrën

1645549782_spahia.JPG

Kandidati i koalicionit 'Shtëpia e Lirisë' për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në Shkodër, Bardh Spahia, deklaroi se Basha ka tradhtuar demokratët.

“Basha na ka tradhtuar neve si demokratë. Më 6 mars nis ndryshimi i madh në Shkodër e në mbarë Shqipërinë. Këto zgjedhje quhen vendore, por janë tërësisht politike, sepse ne e nisëm me primare, ku me votë të lirë anëtarët e PD zgjodhën përfaqësuesit e vet. Ndihem thellësisht mirënjohës prej besimit nga ju, por ndjej edhe peshën e besimit që ma keni dhënë. Më 6 mars le të nisë një erë e re dhe opozitë të re, në përballjen me kundërshtarin tonë politik historik, Ramën dhe mbështetësit e tij” - deklaroi Spahia.

Komento

Komente

  • Dergutsi: 22/02/2022 19:14

    Tash 30 vjet e keni shkatrru dhe nuk keni rregullu gja! Do vi betha jote me e rregullu o bethuc.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?