Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

6 Marsi, Celibashi: Zgjedhjet e para që KQZ certifikon pa asnjë kontestim! OSBE: Gur kilometrik i rëndësishëm

18 Mars 2022, 11:06| Përditesimi: 18 Mars 2022, 21:36

  • Share

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se pas 30 vitesh kjo është hera e parë që KQZ certifikon një rezultat zgjedhor pa asnjë kontestim.

"Pas ndryshimit të sistemit në vend, pas 30 vitesh dhe zgjedhjesh në Shqipëri, për herë të parë KQZ certifikon një rezultat zgjedhor pa asnjë kontestim nga subjektet zgjedhore pjesëmarrëse.", shkruan Celibashi.

OSBE ka reaguar duke e konsideruar këtë 'një gurë kilometrik të rëndësishëm për zgjedhjet një Shqipëri. Megjithatë OSBE thotë se ka ende shumë për të bërë për të rritur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve.

Në zgjedhjet e 6 Marsit, koalicioni i Berishës me Ilir Metën doli forcë e dytë, duke e spostuar Lulzim Bashën në të tretin në një rezultat më shumë se dramatik, më të dobëtin e 30 viteve. 'Shtëpia e Lirisë' fitoi në Shkodër dhe doli forcë e 2 në 4 bashki të tjera, duke u mundur nga Basha vetëm në Rrogozhinën

Partia Demokratike në drejtimin e Lulzim Bashës pësoi humbjen e 6 radhazi në zgjedhje. PD-ja doli forcë e 3-të në 5 Bashki (përveç Rrogozhinës). PS  doli forcë e parë në 5 prej 6 bashkive.

 

Ora 21:34
Zgjedhjet e 6 marsit u certifikuan pa asnjë kontestim nga KQZ, OSBE: Gur kilometrik i rëndësishëm! Ende punë për të rritur integritetin e procesit zgjedhor

1625650039_osbeeeeee.jpg

'Gurë kilometrik i rëndësishëm për zgjedhjet në Shqipëri', kështu e ka konsideruar OSBE faktin se KQZ, për herë të parë, certifikoi zgjedhjet e 6 marsit pa asnjë konstatim. Me një reagim në Facebook, OSBE shkruan se ka ende shumë për të bërë për të rritur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve.

"Një gur kilometrik i rëndësishëm për zgjedhjet në Shqipëri u arrit sot. Për herë të parë në historinë 30-vjeçare të proceseve zgjedhore pluraliste, rezultati i zgjedhjeve u certifikua pa asnjë kontestim. Prezenca e OSBE-së përgëzon administratën zgjedhore dhe partitë politike për këtë zhvillim domethënës, i cili vërteton edhe një herë profesionalizmin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ne kemi besim se ata do ta ruajnë këtë arritje të rëndësishme, pasi qytetarët shqiptarë meritojnë zgjedhje ku çdo votë respektohet. Sikurse tha Komisioneri Celibashi, ka ende shumë për të bërë për të rritur integritetin e procesit zgjedhor dhe për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve. OSBE-ja qëndron e gatshme të kontribuojë në reformën zgjedhore dhe mbetet partnerja kryesore e KQZ-së në përpjekjet për zgjedhje gjithnjë e më të mira", thuhet në postim.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?