Durrësi është bashkia e dytë e vendit pas asaj të Tiranës. Kjo jo vetëm nga madhësia por edhe nga rëndësia ekonomike.
Ndryshe nga votimet e shkuara, sivjet në garë janë 3 konkurrentë. Emirjana Sako,inxhinerja e ndërtimit 38 vjeçare,e diplomuar në Itali,është përfaqësuesja e PS. Punonjëse e bashkisë së Durrësit dhe për një periudhë 2 vjeçare është vënë në krye të bashkisë së Durrësit. Përballë saj janë Luan Hoti i PD me shkollim jurist, 51 vjeç dhe Ardian Muka i Shtëpisë së Lirisë 55 vjeç me profesion urbanist.
Në letër gara duket e thjeshtë për Sakon pasi Hoti dhe Muka do të kërkojnë vota në të njëjtin hambar. Sidoqoftë e diela e 6 marsit do të tregojë gjithçka.
Që nga viti 2000 bashkia e Durrësit drejtohet nga socialistët. Kjo bashki është drejtuar vetëm 8 vite nga demokratët,nga 1992 deri në vitin 2000. Pastaj loja ka folur për socialistët. Garat më të forta kanë qenë ato të vitit 2000 kur garuan Arqile Gorrea i PD me Miri Hotin e PS. Garë që e fitoi Miri Hoti me një diferencë prej 780 votash.
Ndërsa gara e vitit 2007 mes Vangjush Dakos së PS dhe Armand Telitit të PD ka hyrë në antologjinë e zgjedhjeve vendore. PD vinte nga triumfi i zgjedhjeve politike të vitit 2005 ku në Durrës fitoi 9 deputetë kundrejt asnjë deputeti të PS. Në krye të PD dega Durrës ishte Armand Teliti. PD kishte bërë gati shampanjën e fitores pasi Teliti konsiderohej si fitues i sigurt dhe votimet ishin thjeshtë një formalitet. Por numërimi i votave i ngjau një finaleje Champions League Pallati i Sportit 'Ramazan Njala' i mbushur plot mbante frymën sa herë dilnin rezultatet e kutive të votimit. Gara ishte kokë më kokë deri në fund kur fitorja i buzëqeshi Dakos me një diferencë prej 278 votash kundrejt 766 votave të pavlefshme që nuk u kërkuan që të rinumëroheshin në KQZ për të vërtetuar edhe një herë pavlefshmërinë e tyre. Ky mosveprim ka ngelur edhe peng i PD në Durrës.
Garë e fortë ka qenë edhe ajo mes Lefter Kokës së PS dhe Avni Hoxhës së PD. Ndërsa garat e tjera kanë folur për fituesit për të kulmuar në votimet e vitit 2015 kur Dako fitoi thellë ndaj Grida Dumës së PD.
Sivjet partitë do të testohen edhe për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Një llogari do të jetë ajo nëse votat e 'Shtëpisë së Lirisë' nëse mblidhen me ato që do të fitojë kandidati i PD do të jenë më shumë se ato të kandidates socialiste.
Socialistët po kërkojnë pjesëmarrje maksimale për të kuptuar sesi do të dalin vitin tjetër. Ata e duan Bashkinë e Durrësit pasi janë parashikuar investime miliardere në këtë qytet me vijën më të gjatë bregdetare si dhe ku kryqëzohen rrugët detare, ato tokësore si dhe ato hekurudhore.
Do te fitoj kandidati me pak i korruptuar dhe qe nuk mbeshtetet nga NON GRATAT E AFISHUAR NGA USA.EDHE DURRSAKET DO TE DINE TE ZGJEDHIN QOFTE EDHE PER SHKAK TE PERVOJES HIDHUR TE JO ME PAK SE 20 VJETEVE.
PërgjigjuPosi. Non gratat e kane vendin ne burg. Kjo sdo te thote se me pak te korruptumit kane shanc. Me te korruptu se ata qe kane bekimin e don Lazes nuk ka mer jahu.
Luan Hoti,simbol i injorantit durrsak.Si ka mundesi qe ky idiot pretendon per kryetar bashkie?E tmerrshme.
PërgjigjuE kam patur ne klase kete gocen. Ne 5 vite nuk mbahet mend per asnje arritje. Qartesisht, talentet e saj shtrihen jashte fushes akademike.
Përgjigju