6 marsi në Dibër, opozita në garë 'të brendshme'! Luan Haka injoron ‘Shtëpinë e lirisë’: Beteja ime për dibranët! Kryemadhi: Jam kandidat i PD, dalja me LSI na sjell fitoren

12 Shkurt 2022, 12:08| Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 12:29

  • Share

Edhe pse garojnë në sigla të ndryshme të dy e njohin veten kandidatë të demokratëve për të marrë bashkinë e Dibrës që më 6 Mars, zgjedh bashkë me 5 të tjera, kryebashkiakun e ri.

“Unë kam dalë nga Partia, nga strukturat e PD”, tha Haka.

“Kandidati i PD jam unë, jam në këtë garë me votën e  anëtarëve të partisë Demokratike, dhe partia Demokratike janë anëtarët, nuk është as vula, as sigla", tha Kryemadhi  

Luan Haka, të cilit Lulzim Basha i besoi përfaqësimin e PD zyrtare në Dibër, injoron luftën e brendshme.

“Unë skam punë as me shtëpinë e lirisë,as me LSI, as me Partinë Socialiste unë kam punën me dibranët”, tha Luan Haka.

Nga ana tjetër Premtim Kryemadhi, të cilit Sali Berisha i gjeti si mekanizëm për tu futur në garë, koalicionin LSI PDK, thotë se sigla e Shtëpisë së Lirisë nuk e komplekson.

“Faktikisht përmendet, është ky shqetësim, por për mua nuk është shqetësim fare. Ne kemi bashkëpunuar edhe herë të tjera me LSI-në edhe me subjekte të tjera politike. Ne kemi kandiduar në koalicione edhe herë të tjera, kemi qenë mjaft të suksesshëm, edhe këtë radhë jo vetëm që nuk do të na penalizojë, por mbështetja e LSI do të jetë e madhe për të na siguruar fitoren më 6 mars", tha Kryemadhi

Por nëse ndahen në përfaqësim, të njëjta kanë prioritetet për bashkinë që duan të drejtojnë, duke u shprehur se synojnë të japin shanse më të mira për arsimimin, punësimin, infrastrukturën dhe turizmin në Dibër.

Luan Haka, ekonomist në profesion ka një karrierë politike në PD lokale prej vitesh, e po ashtu Premtim Kryemadhi është i angazhuar deri në drejtimin e seksioneve të demokratëve në Dibër, ndërsa ka ushtruar profesionin e mësuesit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?