Artur Roshi

6 marsi, partia e Artur Roshit depoziton në KQZ kërkesën për t'u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore

31 Janar 2022, 17:32| Përditesimi: 31 Janar 2022, 19:18

  • Share

TIRANË- Partia Balli Kombëtar Demokrat, e drejtuar nga Artur Roshi, ka depozituar një kërkesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t'u regjistruar si parti në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në bashkitë Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë e Lushnjë.

PBKD është partia e pestë që regjistrohet për zgjedhjet e 6 marsit. Partia Socialiste ka dorëzuar e para kërkesën për regjistrim më datë 25 janar, e ndjekur nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane e drejtuar nga Nard Ndoka.

Sali Berisha nuk është regjistruar ende në zgjedhje, ndërsa ditën e dielë organizoi në të gjashta bashkitë primaret ku u zgjodhën kandidatët që do të garojnë për zgjedhje. Berisha pohoi sot se në zgjedhje do të marrin pjesë si koalicion sëbashku me LSI-në, ndërsa tha se janë në bisedime edhe me parti të tjera opozitare. Koalicioni do të quhet ‘Shtëpia e Lirisë’.

Deri në orën 00:00, ditën e sotme është afati i fundit i partive politike për të dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e pjesshme vendore. Ndërkohë kandidatët e pavarur kanë afat deri më 9 shkurt.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?