Erion Braçe

Politikë

6 milionë dollarë për heqjen e non grata-s, Erion Braçe: Fat që e zbuluam para votimeve! Nuk më trembin aspak këto kontrata e as strategët

29 Prill, 12:19| Përditesimi: 29 Prill, 12:24

  • Share

Kandidat i PS në qarkun e Tiranës, Erion Braçe ishte i ftuar në emisionin 'Dekalog' në DritareTv ku ka komentuar kontratën 6 milionë dollarë të PD-së, për heqjen e non grata-s së Sali Berishës.

Braçe tha se ishte i habitur nga shuma e harxhuar për këtë lobim dhe se i vinte për të qeshur kur kujtonte se ai po e zhvillon fushatën e tij pa kamera dhe duke lëvizur në këmbë.

“Janë shifra të habitshme, dhe më bën të mendoj edhe një herë për vetëm time që po bëj fushat elektorale vetëm me mendjen, këmbët dhe duart e mia me vjen për të qeshur.

E kam thënë një herë në komision që ka një lumë të paimagjinueshëm parash që do të deformojnë zgjedhjet askush se mori seriozisht. Dhe këto nuk ishin muhabetet e mia ato, ishin raportimet e agjencive të huaja.

Mua nuk më trembin aspak këto kontrata e as strategët. Janë çmime të habitshme. Fati ynë ishte që e zbuluam para zgjedhjeve sepse zakonisht veprime të tilla zbulohen pas zgjedhjeve”, u shpreh Braçe./ Dritare

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni kontratën 6 mln dollarë të PD për lobim në SHBA?