Politikë

Berisha paguan dhe 250 mijë dollarë të tjerë/ Lobistët gënjejnë DASH: Hiqjani 'non gratën' se nuk është aktiv në politikë (DOKUMENTI)

31 Korrik, 13:16| Përditesimi: 31 Korrik, 18:40

  • Share

TIRANË- Sali Berisha e ka përdorur kontratën e lobimit me vlerë 6 mln dollarë, të nënshkruar para zgjedhjeve të 11 majit, për të gënjyer Departamentin Amerikan të Shtetit. Përmes një tjetër dokumenti të dërguar DASH, siguruar edhe nga Report Tv, kompania lobuese Continental Strategy ka kërkuar heqjen e non gratës për Sali Berishën.

Dhe kësaj radhe argumenti është një gënjeshtër tjetër. Në dokumentin që mban datën 22 korrik, Continental Strategy thotë se heqja e non gratës për Sali Berishën duhet bërë edhe për faktin se ai tashmë nuk është më një politikan aktiv. Por e vërteta është se Berisha dhe lobistët e tij po gënjejnë hapur DASH. Të gjithë e dimë që Berisha është një ndër politikanët më aktivë, madje ai iu rikthye politikës menjëherë sapo u sanksionua si non grata nga SHBA, duke rimarrë drejtimin e partisë më të madhe opozitare në vend, e ndërsa vijon ende të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

“Shpallja sipas nenit 7031(c) e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, që sot kritikët e përshkruajnë si një “shtet-narkotik”. Ndërsa demokracia në Shqipëri është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon”, thuhet në materialin e hartuar nga kompania lobuese amerikane.

Lobistët e quajnë dezenjimin e Berishës të padëshiruar si të motivuar politikisht, ndërsa thotë se administrata e kaluar është ndikuar edhe nga Soros e ish ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.

“Ky designim ishte i motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në degradimin e Shqipërisë në atë që kritikët tani e përshkruajnë si një “shtet-narkotik” Pjesëmarrja dhe partiake e Ambasadores së SHBA-së Yuri Kim përfshinte “mbështetjen e ekstreme hapur dhe të figurshme të Ramës, favorizimin e hapur të Ramës dhe zvarritjen e Partisë Demokratike dhe opozitës, duke i thënë famshëm Berishës që ‘të hajë bar.’”, thuhet në dokument.

Lobistët e “Continental Strategy” akuzojnë edhe administratën e mëparshme të SHBA se nuk iu përgjigj kurrë kërkesave për prova mbi këtë vendimmarrje, ndërsa marrin edhe rolin e Këshilluesit duke thënë se nëse heq non gratën, administrata e Trump vë në jetë edhe strategjinë e re të SHBA për të ruajtur neutralitetin në politikën e brendshme të vendeve të huaja.

“Heqja e këtij designimi do të përfaqësonte një kthim në një politikë të jashtme të bazuar në parime dhe neutralitet, që shërben interesave afatgjata strategjike të Amerikës në Ballkan, dhe do të demonstronte angazhimin e administratës Trump për të ndalur përdorimin si armë të institucioneve qeveritare për qëllime partiake”, thuhet në dokument.

Më këtë dokument, i cili mban datën 22 korrik, vërtetohet se Sali Berisha ka vazhduar pagesën për kompaninë lobuese, duke paguar edhe një këst tjetër prej 250 mijë dollarësh. Sipas kontratës së nënshkruar me kompaninë lobuese, Partia Demokratike duhet të paguajë në total 6 milionë dollarë, ndërsa për tre muaj e parë të kontratës pagoi 750 mijë dollarë parapagim. Ky dokument tregon 250 mijë dollarë të tjera janë paguar për muajin korrik duke konfirmuar vijimin e kontratës 6 milionë dollarëshe të lobimit në SHBA.

Kështu, bie edhe njëherë alibia e Berishës se lobimi nuk ishte për të hequr non gratën. Dy herë të tjera ai ka që të udhëtojë drejt SHBA-së para zgjedhjeve të 11 majit, me një shkresë të datës 28 prill dhe një tjetër të datës 1 maj.  Por, Berisha vazhdon të jetë non grata pavarësisht lutjeve të tij drejtuar DASH.

Ai asnjëherë nuk ka bërë transparencë mbi kontratën 2-vjecare të lobimit 6 milionë dollarëshe në SHBA. Ai përdori një fondacion të dyshimtë “Make Albania Great Again” për të lidhur kontratën me “Continental Strategy,” ndërsa në emër të PD-së si përfituese e shërbimeve ka firmosur Flamur Noka.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/08/2025 04:47

    Shpenzim i kote,sidomos kur mendon qe thuhet se /nuk eshte aktiv ne politike/.Si lobistet,si Berisha duhet t'a dine se amerikanet,DASH ne vecanti,kur marrin info.nuk bazohen vetem ne nje ose dy burime,bile dhe jo zyrtare per te nxjerre perfundimet e tyre.S.d.q,armiku me i madh i vetes eshte vete Berisha me angazhimin e tij politik,duke i nxjerre genjeshtare lobistet qe i ka paguar po vete qe te thone se eshte jo aktiv.Nuk di te luaj as /duck down/ sa kohe vazhdon lobimi!

    Përgjigju
  • Ka so tropoja: 31/07/2025 19:12

    E rendesishme, sigurisht nuk eshte se ia heqin ose jo "no grate" Saliut. NE rastin konkret e rendesishme eshte si mashtrojne DAP keta qe deri dje, mbase dhe vazhdojne, I qendron in parane Trapit president. Mendoni se cfare njeriu eshte vete Trapi kur puoi ne fushates me kete kallepi njerezish.. Kete te vleresoje DAP-I dhe Trapi.

    Përgjigju
  • kasemi: 31/07/2025 17:51

    Te kerkosh heqjen e "Nongrates" nga SHBA eshte cmenduri, por hajduti i Floririt te Kerrabes nuk di ku t'i shpenzoje leket!

    Përgjigju
  • sali: 31/07/2025 15:36

    E cfare rendesije ka ja heqin apo jo Amerikanet ,Atij ja ka hequr populli shqiptar si Personi qe i ka sjelle me te keqijat kombit tone qe nga krijimi i tij

    Përgjigju
  • xhoan: 31/07/2025 13:30

    NON GRATA i është dhënë që shporret nga politika e të përballet me drejtësinë për krimet që ka bërë ky komunist i ndyrë që shkatërroi demokracinë vodhi dhe vrau duke ja kaluar dhe Enverit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?