Kronikë

6 muaj burg se falsifikoi dokumentet për t'u bërë pjesë e KPA, Apeli i GKKO lë në fuqi dënimin për Luan Dacin! Flet ish-gjyqtari: Nuk largohem, kam 100 vota nga Parlamenti

8 Mars 2021, 11:15| Përditesimi: 8 Mars 2021, 14:23

  • Share

Apeli në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ka lënë sot në fuqi dënimin me 6 muaj burg për ish-anëtarin e KPA, Luan Daci. Ish-anëtarit të KPA, Luan Dacit iu konvertua dënimi nga 6 muaj burg në shërbim prove. Daci u dënua për falsifikim dokumentesh për tu bërë pjesë e KPA.

Pas seancës vetë ish-gjyqtari Luan Daci ka sfiduar drejtësinë duke deklaruar se 'Nuk largohem, do bëj rekurs në Gjykatën e Lartë, kam 100 vota nga parlamenti'.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se sipas vendimit, i cili tashmë është i formës së prerë, Daci s'duhet të shkojë më në zyrë, duhet të dorëzojë makinën dhe s'duhet të paguhet si anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelit .

Luan Daci u dënua në seancën e zhvilluar më 1 dhjetor me 6 muaj burg, dënim i cili i konvertohet në 12 muaj shërbim prove. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg. Vetë Daci e kishte paralajmëruar apelimin e vendim që kur u mor vendimi nga GJKKO. 

Sipas SPAK, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t'u bërë pjesë e trupës së KPA-së. Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

 

 

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/03/2021 23:14

    Z.Daci,kur kuvendi t'i dha ato 100 vota,nuk i dinte sekretet e tua problematike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?