6 muaj në arrest shtëpie! PS i jep fund dilemës, nuk ‘prek’ mandatin e Berishës

26 Qershor, 17:09| Përditesimi: 26 Qershor, 17:21

  • Share

Dilemës i jepet fund. Edhe pse mungon në parlament prej 6 muajsh për shkak se ndodhet në arrest shtëpie, Sali Berisha nuk do ta humbë mandatin e deputetit.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të konferencës së kryetarëve, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla tha se mungesa e tij për shkak të arrestit nuk konsiderohet mungesë pa arsye, çka do të kishte rrezikuar mandatin e tij.

Të njëjtën gjë, e konfirmoi edhe kreu i grupit të PD Gazment Bardhi.

“Sot Kryetarja e Kuvendit, lexoi drejt kushtetutën sa i përket mandatit të kreut të opozitës Sali Berisha. Strukturat ligjore te kuvendit argumentuan se Sali Berishës nuk i ndërpritet mandati pasi mungesa e tij në Kuvend nuk është pa arsye”, tha Bardhi.

Mini-fitoren, Bardhi e shoqëroi edhe me një kërkesë:

“Ne kërkuam që zotit Berisha, ne përputhje me kushtetutën t’i krijohet mundësia që të ushtrojë të plotë mandatin e deputetit duke marrë pjesë me seancat parlamentare dhe aktivitetet e tjera parlamentare. Në mënyrë arbitrare i pengohet ushtrimi i mandatit të deputetit”, u shpreh Bardhi.

Sali Berisha preku Kuvendin për herë të fundit më 21 dhjetor të vitit të shkuar, ditë kur Kuvendi vendosi heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë vendosjes së tij në arrest shtëpie, ndërsa i pezulloi edhe rrogën e deputetit e dietat.

Berisha ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit, nën hetim për aferën e privatizimit të ish-kompleksit partizani.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tuku: 27/06/2024 11:46

    Ikni o pisa ju jeni te gjithe bashke…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?