“Një foto që nuk e harroj nga të gjitha rastet që kam trajtuar në emision”- kështu e nisi moderatorja Odeta Dume pasditen e kësaj të enjte emisionin “Pa Gjurmë” në Report Tv, e cila risolli në fokus ngjarjen e rëndë të vdekjes së 22-vjeçares, Brisilda Nexhipi. 6 muaj pas vdekjes së saj, nëna Merita Nexhipi ritrokiti në studio, këtë herë për të kërkuar drejtësi. Ajo tregoi ecurinë e hetimeve mbi vdekjen e së bijës dhe nxorri në pah detaje mbi dosjen e saj. E aksidentuan apo e vranë atë natë? Nëna e saj ngriti dyshime për vdekjen e Brisildës, ndërsa e bindur ajo rrëfeu se nuk bëhej fjalë thjesht për një aksident, por se diçka më e madhe fshihet pas kësaj ngjarje.
“Çfarë donte vajza ime në atë orë aty? Kush e çoi vajzën time aty? Kërkoj drejtësi, nuk mund t’i lej autorët të lirë, ndërsa vajza ime kalbet nën dhe. Dyshoj për aksidentin, në dosjen e Prokurorisë nuk ka asnjë dokument dhe foto nga vendi i ngjarjes. Unë jam e sigurtë që trupi u fsheh në morg, si mundet 52 ditë të mos identifikohej? Për 8 ditë vajza ime do ishte varr pa emër. Avokatja jonë zbuloi se pronari i makinës ishte djali i 58-vjeçarit. Dyshimet janë se babai ka marrë autorsinë e ngjarjes për të shpëtuar të birin. Autori i aksidentit ka ndryshuar disa herë dëshminë në Gjykatë. Vajza nuk mund të shkonte e vetme natën në autostradë.”
Pas vdekjes së Brisildës, e cila la pas një djalë të mitur, nëna Merita duhet të kujdeset për nipin e saj. Me lot në sy ajo rrëfeu se djali e përjetoi keq largimin e nënës nga kjo jetë dhe se vazhdimisht e kërkon.
“Nipi e përjetoi keq, kërkon ende nënën e tij. Dua të vërtetën e Brisildes, çfarë i bënë? Odeta, bashkë e nisëm këtë gjë dhe bashkë do ta përfundojmë.”
Kujtojmë se 22-vjeçarja Brisilda Nexhipi kishte humbur kontaktet me nënën e saj që prej nëntorit të 2022, ndërsa një muaj më pas më 22 dhjetor kishte mbërritur në Shqipëri pa dijeninë e askujt. Mirëpo, e reja u gjet e pajetë mëngjesin e 14 shkurtit të këtij viti në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Fllakës. Trupi i saj për 52 ditë qëndroi në morgun e qytetit, i cili falë emisionit “Pa Gjumë” u arrit të identifikohej.
Hall i madh per nje nene te rrisesh nje femije i cili te genjen duke te thene po shkoj diku per pak dite duke te lene femijet sikur po le ca placka dhe nderkohe del qe ishte ne shtet tjeter duke bredhur sa lart e poshte.
Përgjigju