6 orë dëshmi në Hagë, Thaçi: Sot u diskutua për çështje teknike, intervista do vijojë nesër

13 Korrik 2020, 20:50| Përditesimi: 13 Korrik 2020, 20:53

  • Share

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dëshmuar për 6 orë në Prokurorinë e Posaçme në Hagë, ndërsa do të kthehet sërish ditën e martë (nesër).

Thaçi tha se sot dëgjoi për shkëmbimet mbi teknikalitetet ndërmjet prokurorit dhe avokatit të tij mbrojtës dhe se intervistimi do të vazhdojë nesër.

"Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknaliteteve të ndryshme mes avokatit, zotëri Prosper dhe prokurorëve. Do të thotë çështje sqaruese teknike e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Kështu që do të vazhdojë edhe nesër”, tha Thaçi.

Më 24 qershor kjo prokurori publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Më herët, në hyrje të ndërtesës së Prokurorisë së Posaçme të Hagës, Thaçi tha se ndodhej këtu për të respektuar atë ka ëndërruar dhe luftuar  "Kosovën e pavarur të bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri multietnike dhe sundim të ligjit".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?